Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Fevziu dhe Balla/ Ja si e shikojnë ata shtyrjen e zgjedhjeve dhe pse ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë

Fevziu dhe Balla/ Ja si e shikojnë ata shtyrjen e zgjedhjeve dhe pse ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë

21:19, 04/06/2019
A+ Aa A-

Të ftuar në puntatën e parë të emisionit “Çim Peka Live” në Syri Tv janë dy gazetarët e njohur Sokol Balla dhe Blendi Fevziu.

Të pyetur për krizën politike në vend dhe mospërfshirjen e ndërkombëtarëve të dy gazetarët kanë pasur mendime të ndryshme.

Fevziu u shpreh se ndërkombëtarëve u ka ardhur në majë të hundër ndaj politikës shqiptarë, ndaj edhe ka vendosur që të mos ndërhyjë dhe ta zgjidhin vetë situatën ku janë futur.

“Nëse zgjidhja gjendet midis forcave politike ndërkombëtarët janë dakord ta mirëpresin

Se çfarë thotë ndërkombëtarët underground është gjë tjetër. Ndërkombëtarë e kanë lënë krizën të zgjidhhet në Shqipëri.

Ndërkombëtarët kanë pas raste kur kanë dështuar si në rastin e UÇK-së në Maqedoni, ku i quajti edhe terroristë, kur UCK rrethoi Haraçinaj, negociuan dhe e futën në politikë.

Qëndrimi i ndërkombëtarëve është në rasport me zhvillimet. Nëse opozita mbush sheshet, atëherë ajo merr tjetër vëmendje”

Ndërsa gazetari Sokol Balla edhe pse e quajti parodi vajtjen në zgjedhje të vetme të maxhorancës, tha se janë ndërkombëtarët ata që sipas tij nuk kanë pranuar të shtyhen zgjedhjet.

“Ndërkombëtarët nuk kanë pranuar asnjë përpjekje për të shtyrë zgjedhjet. Në këtë vend ka rënë çatia, kënë rënë muret, por nuk kanë rënë themelet. Rama ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet, por ndërkombëtarët kanë thënë jo”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/06/2019 00:43

Ky nuk ishte deshtimi i Edvinit te Rilindjes, por nje sukses i tij. Ai kete po kerkonte prej kohesh, tani po synon edhe rivendosjen e vizave per shqiptaret e gjore, socialiste, rilindas, demokrate dhe balliste. Ai e ktheu me sukse Shqiperine ne Sulltanat. Tani do te quhet Sulltan Edi! Edi eshte ne zbatim te planit te vet. Eshte mjaft i suksesshem. Bravo i qofte! Ky ishte deshtimi total dhe me i turpshem i BE dhe SHBA ne Shqiperi. Edi i bleu me parate e krimit dhe korrupsionit shteteror dhe me ndihmen e Sorros, te gjithe perfaqesuesit e tyre ne Shqiperi, po ashtu edhe ne Bruksel dhe Washington. Imagjinoni jane futur ne sherr per Edin CDU me SCU ne Gjermani. Ai talli bythen me te gjithe ata dhe reformen me te deshtuar ne Shqiperi: Reformen ne drejtesi. Sot ata qe drejtojne BE, vendet e BE dhe SHBA nuk jane me ata antikomunistet e dikurshem parimore te viteve para 1990. Sot ata jane pinjollet e tyre bythepambuk qe joshen pas parase, seksit dhe pasurimit te shpejte nga bashkepunimi me lidere te korruptuar te vendeve si Shqiperia. A nuk jane pasuruar te gjithe ata ne Tirane dhe ne Bruksel nga projektet e deshtuara qindra miliona apo miliarda eurosh te taksapaguesve evropiane? A nuk jane pasuruar edhe ata nga parate e krimit dhe korrupsionit Edvinian? A nuk jane paguar ata me miliona euro vetem per deklaratat e tyre te genjeshterta ne interes te Sulltan Edvinit??? BE dhe SHBA duhet t'u kerkoje llogari atyre perfaqesuesve te tyre te korruptuar per deshtimet e turpshme ne Shqiperi. Ata e moren me qafe popullin shqiptar dhe jo Edvini!!!!! Shqiperia fale kontributit te tyre sot eshte TURPI ne mes te EVROPES! Edvini e arriti me sukses qe edhe BE dhe SHBA te bien ne gracken e tij. Ai po e dhunon dhe po e perdhunon perdite dhe pa meshire kete popull dhe BE dhe SHBA i bejne thirrje te perdhunuarve per protesta paqesore, per te ruajtur qetesine ndaj perdhunuesit te tyre!!!!!!!! Drejt kesaj BE duam te shkojne???!!! Nuk eshte me ajo BE e para 1990!!!! Qe te evitohet lufta civile ne Shqiperi, duhet qe BE dhe SHBA duhet te nderhyjne fuqishem dhe pa vonese ne Shqiperi, por fillimisht duke ndeshkuar perfaqesuesit e vet qe kishin ne Shqiperi, te cilet u blene nga parate e krimit qeveritar.

Alfons Malo04/06/2019 22:53

Te nderuar gazetar Me vjen keq qe thoni e nuk e lene nderkombetaret te shtyhen zgjedhjet/.Kjo nuk eshte e vertet sepse vullnetin individual te kryeministrit per te dhene doreheqje nuk ja privon askush Lind pywtja :Zgjedhjet e parakohshme ne Greqi,Itali,Angli e kerkuan nderkombetaret?! Prandaj me gjithe respektin per JU KJO ESHTE NE DOREN E INDIVIDIT JAP DOREHEQJE DHE KAQ

Shto koment

Denonco