Gazetari i Bild: Do publikoj 6 përgjime të plota se si PS bleu votat në Shijak dhe Durrës

Gazetari i Bild: Do publikoj 6 përgjime të plota se si PS bleu votat në Shijak dhe Durrës

20:15, 04/06/2019
A+ Aa A-

Gazetari i prestigjozes gjermane ‘Bild’, Pieter Tiede, i cili publikoi pak javë më parë në jëtë gazetë një shkrim kur për herë të parë zbardheshin përgjime ku vetë Edi Rama kujdesej se si i kishte shkuar plani i manipulimit të votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017, pritet të kthehet fuqishëm sërish me një tjetër shkrim po për shitblerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.

Në një komunikim me Faxnews Tiede konfirmon se pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur edhe si një nga të fortët e Shijakut.

Ky do të jetë një tjetër tërmet për qeverinë Rama, e cila në shkrimin e parë e kryqëzoi gazetarin gjerman, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën.

Njoftimi i gazetarit

'Përshëndetje, kam një histori të re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë rregjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht …

Ajo që kemi janë  regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime  në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit.

Telefonata të bëra me politikan dhe votues', shkruan Tiede.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miri 07/06/2019 22:08

All done man We do really appreciate it and thank you very much for what you found out and please find more about it There is full corruption

Shqiptari05/06/2019 00:38

Ky nuk ishte deshtimi i Edvinit te Rilindjes, por nje sukses i tij. Ai kete po kerkonte prej kohesh, tani po synon edhe rivendosjen e vizave per shqiptaret e gjore, socialiste, rilindas, demokrate dhe balliste. Ai e ktheu me sukse Shqiperine ne Sulltanat. Tani do te quhet Sulltan Edi! Edi eshte ne zbatim te planit te vet. Eshte mjaft i suksesshem. Bravo i qofte! Ky ishte deshtimi total dhe me i turpshem i BE dhe SHBA ne Shqiperi. Edi i bleu me parate e krimit dhe korrupsionit shteteror dhe me ndihmen e Sorros, te gjithe perfaqesuesit e tyre ne Shqiperi, po ashtu edhe ne Bruksel dhe Washington. Imagjinoni jane futur ne sherr per Edin CDU me SCU ne Gjermani. Ai talli bythen me te gjithe ata dhe reformen me te deshtuar ne Shqiperi: Reformen ne drejtesi. Sot ata qe drejtojne BE, vendet e BE dhe SHBA nuk jane me ata antikomunistet e dikurshem parimore te viteve para 1990. Sot ata jane pinjollet e tyre bythepambuk qe joshen pas parase, seksit dhe pasurimit te shpejte nga bashkepunimi me lidere te korruptuar te vendeve si Shqiperia. A nuk jane pasuruar te gjithe ata ne Tirane dhe ne Bruksel nga projektet e deshtuara qindra miliona apo miliarda eurosh te taksapaguesve evropiane? A nuk jane pasuruar edhe ata nga parate e krimit dhe korrupsionit Edvinian? A nuk jane paguar ata me miliona euro vetem per deklaratat e tyre te genjeshterta ne interes te Sulltan Edvinit??? BE dhe SHBA duhet t'u kerkoje llogari atyre perfaqesuesve te tyre te korruptuar per deshtimet e turpshme ne Shqiperi. Ata e moren me qafe popullin shqiptar dhe jo Edvini!!!!! Shqiperia fale kontributit te tyre sot eshte TURPI ne mes te EVROPES! Edvini e arriti me sukses qe edhe BE dhe SHBA te bien ne gracken e tij. Ai po e dhunon dhe po e perdhunon perdite dhe pa meshire kete popull dhe BE dhe SHBA i bejne thirrje te perdhunuarve per protesta paqesore, per te ruajtur qetesine ndaj perdhunuesit te tyre!!!!!!!! Drejt kesaj BE duam te shkojne???!!! Nuk eshte me ajo BE e para 1990!!!! Qe te evitohet lufta civile ne Shqiperi, duhet qe BE dhe SHBA duhet te nderhyjne fuqishem dhe pa vonese ne Shqiperi, por fillimisht duke ndeshkuar perfaqesuesit e vet qe kishin ne Shqiperi, te cilet u blene nga parate e krimit qeveritar.

tironci04/06/2019 22:38

Thanks Man?

Shto koment

Denonco