Ish-ministri: Opozita fiton bindshëm nëse hyn sot në zgjedhje, ja qytetet ku e mund Ramën

Ish-ministri: Opozita fiton bindshëm nëse hyn sot në zgjedhje, ja qytetet ku e mund Ramën

19:51, 04/06/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e konsideron dhe e mendon opozitën fituese nëse zgjedhjet do të mbaheshin në këto momente. Madje Manjani shkon edhe më tej duke bërë edhe një prognozë të qyteteve ku do të fitonte Opozita, duke theksuar se kjo është edhe arsyeja përse Rama nuk pranon të hyjë në dialog për të shtyrë zgjedhjet pasi e di që është humbës.

‘Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec.

Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën.

Kjo është bindja ime e mbështetur edhe në sondazhin e IPR Marketing.

Por kushti është që opozita të jetë unike dhe e organizuar mirë në terren.

Prandaj Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar Opozitën të konkurrojë se është HUMBËS!

Ndoshta vërtetë opozita duhet të konsiderojë opsionin hyrje në zgjedhje, qoftë dhe me një shtyrje minimale të datës së zgjedhjeve, sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet dhe përgatitjen e infrastrukrurës zgjedhore...

Ndoshta, them me kaq informacion sa kam nga lajmet. Por edhe nga ndjesia e përgjithshme që ekziston nga frika e përplasjeve të dhunshme.

Dhuna nuk pranohet nga askush! Deri më sot monopolin e dhunës e ka qeveria, e cila po bën çmos t'ja kalojë opozitës.

Nga ana tjetër, opsioni që të ikë Rama që të fitohen zgjedhjet më duket i drejtë, por jo i dëshiruari.

Edi Rama duhet mundur në pushtet, aty ku është, tani në zgjedhje lokale dhe pak më vonë në zgjedhjet politike...

Jam i bindur se është plotësisht e mundshme që të mundet megjithë potencialin kriminal, financiar e propagandistik që ka!

Jam i bindur sepse ka kaluar çdo limit konsumi dhe arroganca e tij është gropa politike që i ka hapur vetes.

Por mendim e kam këtë që sapo shkrova. Mbase shërben ndokund..”, shkruan Manjani

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar05/06/2019 09:37

Manjani për shumë probleme akute të krizës politike në Shqipëri, ka dalë me mendime realiste, por më duket se ideja e tij që opozita të shkojë në zgjedhje në 30 qershor, meqë shanset i ka që do të fitojë, më duket jo fort realiste. E para e punës, si jurist ai duhet ta ketë të kjartë se tashmë opozita edhe sikur të dëshirojë të marë pjesë në zgjedhjet e 30 qeshorit pasi ka kaluar çdo afat ligjor për regjistrimin në KQZ. Fakti që Rama ngul këmbë që data e 30 qershorit të mos ndryshojë, në arsyetimin llogjik duhet të na bëjë të kujtohemi se ai nuk është se nuk e di që në këto zgjedhje nëse do të ishin normale, do të humbiste një pjesë të madhe të bashkive, por hesapet e tij i bën ndryshe. Duke pasur të gjitha pushtetet e në kushtet që Shqipëria nuk ka më institucione të larta të drejtësisë, ai shkon me bindjen se këto zgjedhje do ti fitojë në rrugë korruptive akoma më të thelluara se zgjedhjet e 2017. Mandej z.Manjani dhe disa analistë mediatikë të tjerë që kanë hedhur këtë ide, nisur nga sondazhet, harojnë se një tërheqje e opozitës nga kërkesat e saj në raport me Ramën, mbrenda disa ditësh do të ndryshonin kahjen e opinionit publik kundër tyre ose nuk do të votonin fare por do të tentonin të emigrojnë.. Revolta e protestave ka ardhur duke u shtuar, pikërisht me thirrjen Rama ik e nëse opozita do të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër, ka demotivuar edhe veten edhe ato qindra mijë shqiptarë që dalin me ate thirrje.

Daj Jaku05/06/2019 07:44

"Nuk ka rëndësi si votohet, për kë votohet. Rëndësi ka kush numëron votat". Stalin. Në krye të Shqipërisë kemi një Stalin të çmendur e të palluar me kokainë, i cili dhunon votat,emëron opozitën (PatozGjuzin), emëron presidentët, gjykatësit e prokurorët, prish gjykatat sipas oreksit, mbush parlamentin dhe qeverinë me kriminelë ordinerë (Ruç TahirXhafLleshBall,Frrok,Beqe,Damian,LalFiq,Vanxhuxh,Sejdin Rosh, Shukri, Niçe..shullaz.), emëron kryetarin e akademisë shkencave, rektorët e universiteteve, vjedh buxhetin e shtetit paradhënie edhe për 30 vitet e ardhshëm, prish trashëgiminë kulturore, (TKombëtar Stadium..) kanabizon vendin, drogë, kokainë, lavatriçe. Shemb shtëpitë e qyterarëve dhe i dhunon pronat, dënohet me qindra miliona euro nga gjykatat ndërkombëtare dhe nuk e çan bythën fare se pagojnë taksat e popullit më të uritur të globit. Sillet me pronat e shtetit sikur ti ketë trashëgim nga kristaqaneta, shkatërron arsimin, mashtron e përdhunon studentët, rininë, shkërdhen sistemin sanitar, vjedh ditën për diell aeroportin, tall popullin me banalitete, e krahason me hallatet e veta seksuale të vyshkura, klloun dhe karagjoz, gënjen e mashtron pa pikë turpi. Dhunon popullin me gaz helmues, përzen popullin në emigracion, burgos për dhjetë euro energji ndërsa vjedh miljarda euro pa pikë turpi.....A mund të shkohet në votime me një Stalin të tillë?

Shqiptari05/06/2019 00:31

Ky nuk ishte deshtimi i Edvinit te Rilindjes, por nje sukses i tij. Ai kete po kerkonte prej kohesh, tani po synon edhe rivendosjen e vizave per shqiptaret e gjore, socialiste, rilindas, demokrate dhe balliste. Ai e ktheu me sukse Shqiperine ne Sulltanat. Tani do te quhet Sulltan Edi! Edi eshte ne zbatim te planit te vet. Eshte mjaft i suksesshem. Bravo i qofte! Ky ishte deshtimi total dhe me i turpshem i BE dhe SHBA ne Shqiperi. Edi i bleu me parate e krimit dhe korrupsionit shteteror dhe me ndihmen e Sorros, te gjithe perfaqesuesit e tyre ne Shqiperi, po ashtu edhe ne Bruksel dhe Washington. Imagjinoni jane futur ne sherr per Edin CDU me SCU ne Gjermani. Ai talli bythen me te gjithe ata dhe reformen me te deshtuar ne Shqiperi: Reformen ne drejtesi. Sot ata qe drejtojne BE, vendet e BE dhe SHBA nuk jane me ata antikomunistet e dikurshem parimore te viteve para 1990. Sot ata jane pinjollet e tyre bythepambuk qe joshen pas parase, seksit dhe pasurimit te shpejte nga bashkepunimi me lidere te korruptuar te vendeve si Shqiperia. A nuk jane pasuruar te gjithe ata ne Tirane dhe ne Bruksel nga projektet e deshtuara qindra miliona apo miliarda eurosh te taksapaguesve evropiane? A nuk jane pasuruar edhe ata nga parate e krimit dhe korrupsionit Edvinian? A nuk jane paguar ata me miliona euro vetem per deklaratat e tyre te genjeshterta ne interes te Sulltan Edvinit??? BE dhe SHBA duhet t'u kerkoje llogari atyre perfaqesuesve te tyre te korruptuar per deshtimet e turpshme ne Shqiperi. Ata e moren me qafe popullin shqiptar dhe jo Edvini!!!!! Shqiperia fale kontributit te tyre sot eshte TURPI ne mes te EVROPES! Edvini e arriti me sukses qe edhe BE dhe SHBA te bien ne gracken e tij. Ai po e dhunon dhe po e perdhunon perdite dhe pa meshire kete popull dhe BE dhe SHBA i bejne thirrje te perdhunuarve per protesta paqesore, per te ruajtur qetesine ndaj perdhunuesit te tyre!!!!!!!! Drejt kesaj BE duam te shkojne???!!! Nuk eshte me ajo BE e para 1990!!!!

Skrapari04/06/2019 21:19

Djale vertet i mencur z. Manjani. Kjo qe thote ai eshte absolutisht e vertete.

Shto koment

Denonco