Kastriot Çipi në SYRI.net: Ora e përplasjes po afron, Rama të tërhiqet në kohë

Kastriot Çipi në SYRI.net: Ora e përplasjes po afron, Rama të tërhiqet në kohë

16:44, 04/06/2019
A+ Aa A-

Dramaturgu Kastriot Çipi një nga më aktivët në Mbrojtje të Teatrit Kombëtar, tha në një bisedë ne studion e SYRI.net, se lufta me Ramën për të mbrojtur mos shembjen e Tearit do të vazhdojë edhe pse vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese

'Zbatimin e ligjit Rama për Teatrin Kombëtar mund ta godasim në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, në Gjykatën Administrative.

Edhe ky tre muajsh do të jetë një periudhë për tua bërë të qartë se ora e përplasjes së madhe po afrohet,  deri te përplasja fizike rreth Teatrit.

Rama e ka nisur këtë histori në vitin 1998, kur realiteti nuk kishte asnjë ngjashmëri me realitetin e sotëm.

Në vitin 2002 ka bërë vendimin e parë për të ngritur një kullë dhe për ta shembur Teatrin.

Rama është i qartë, kërkon që 5500 metra truiall që kërkon ti gllabërojë.

Këtë duhet ta shikojmë nëse do të ketë tërheqje. Rama mund të tentoj edhe të sjellë ruspat të Teatri Kombëtar, por do ta ketë të veshëtirë.

Rama do ta ketë të vështirë tu mbushë mendjen ndërkombëre që po bëj teatër për teatër', deklaroi Cipi perballe gazetarit Alen Xhelili.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse qeveria nuk dorëzohet Çipi tha : Unë them se qeveria nuk do ta tentojë përplasjen me teatrin. Kur ka rezistencë Rama tërhiqet, shikoni rastin e Unazës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco