Edhe një shqiptare pjesë e Parlamentit Europian, stërmbesa e Musine Kokalarit fiton në Suedi

Edhe një shqiptare pjesë e Parlamentit Europian, stërmbesa e Musine Kokalarit fiton në Suedi

08:21, 27/05/2019
A+ Aa A-

Arba Kokalari do të jetë deputetja e parë shqiptare që ulet në Parlamentin Europian, e zgjedhur me votat e qytetarëve suedezë. Partia e saj Moderatore mori 17.6 % të të gjitha votive, rezultat ky që i garanton 4 deputetë, mes tyre dhe asaj të shqiptares.

Lidhur me këtë arritje historike për shqiptarët ka reaguar dhe ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, i cili shkruan: ”Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”.

Arba Kokalari, ka lindur në Shqipëri dhe më pas u zhvendos drejt Suedisë, pasi i ati, nipi i Musine Kokalarit kishte funksionin e ambasadorit të Shqipërisë. Për shumë vite Kokalari ka qenë e angazhuar me rininë e PPE-së dhe disa herë ka qenë zëvendëspresidente.

Ndërkohë që vetë Kokalari ka ndarë disa foto dhe në rrjetet sociale, teksa shprehet shumë e lumtur për këtë arritje të saj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco