Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mori pjesë në protestën e Opozitës/ Tatimet i bllokojnë biznesin me urdhër të Taulant Ballës

Mori pjesë në protestën e Opozitës/ Tatimet i bllokojnë biznesin me urdhër të Taulant Ballës

17:46, 26/05/2019
A+ Aa A-

Një ditë pas protestës së Opozitës së bashkuar në Tiranë, dega e Partia Demokratike në Elbasan shkruan se, qeveria po bën presion ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve që mbështesin opozitën.

Sipas tyre me urdhër të Taulant Ballës është bllokuar karburanti i një biznesmeni të djathtë në Elbasan.

“Filloi me ndalimin e të rinjve duke u bërë presion që të mos merrnin pjesë në protesta, ndryshe do të viheshin para ligjit, por kjo nuk e pengoi revanshin e popullit të Elbasanit që të merrte pjesë në protestën e 25 Majit.

Por urdhrat politikë të kryesuesit të PS Elbasanit për Qarkun Elbasanit Taulant Balla nuk janë ndalur vetëm tek qytetarët dhe mbështetësit e PD, por edhe ndaj bizneseve me bindje politike të djathtë. Një grup Hetimit –Tatimorë nga Tirana në mënyrë të befasishme me urdhër politik, kanë bllokuar një nga karburantet “Energy Blu” të një biznesmeni me bindje të djathtë.

Edhe pse nuk gjetën asnjë problematikë, këtë e tregon edhe procesverbali që nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata i kanë vënë shiritin deri në një urdhër të dytë politik. Partia Demokratike i bën thirrje nëpunësve si ato policore por edhe të organit Tatimor të mos bëhen vegla qorre të këtij pushteti që dhunon qytetarët e vetë”, thuhet në komunikatën e PD-së së Elbasanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/05/2019 20:12

Hakmarrja e Pushtit! Mos u merzisni o biznesmene te ndershem, fundi i maskarnjve erdhi! Knut Flenkenshtein e hengri te s'emes! Vetem mos harroni qe te hakmerreni me forcen me te madhe qe ju jep ligji antimafia!

Renci26/05/2019 18:50

Po ky karburanti a ka komtratme bashkine e elbasanit?!?!?!?

Gramoz26/05/2019 17:55

Me brimen e motres se tualetit eshte bllokuar karburanti? Se keto qe fillojne me kar, i ka shum qef motra e tualet narit.

Shto koment

Denonco