Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Basha mbledh ish-deputetët, kryetarët e degëve dhe të bashkive/ Ja arsyeja

Basha mbledh ish-deputetët, kryetarët e degëve dhe të bashkive/ Ja arsyeja

21:52, 25/05/2019
A+ Aa A-

Pas mbylljes së protestës së opozitës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar një mbledhje me ish-deputetët demokratë, kryetarët e degëve dhe të bashkive.

Basha ka ndërmarrë këtë veprim për t’i falënderuar për punën e tyre me strukturat dhe pjesëmarrjen në protestat e opozitës.

Protesta e sotme që zgjati rreth 180 minuta dhe u zhvendos nga Kryeministria tek Parlamenti kaloi pa incidente.

Në mbyllje të protestës Basha, iu drejtua mbështetësve të tij nga selia blu. 

Ai tha se e sotmja ishte protesta më masive popullore në 29 vite dhe se Europa e ka dëgjuar tashmë zërin e tyre.

Por kreu i opozitës nuk ka hequr dorë nga kërkesat, pasi ai theksoi se është koha për zgjidhje politike, largimi i kryeministrit, qeveri tranzitore zgjedhje të lira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco