FOTO/ Premtimi i Bashës nga Mati: Kurrë më Ramës fatin e shqiptarëve në tavolinën e krimit

FOTO/ Premtimi i Bashës nga Mati: Kurrë më Ramës fatin e shqiptarëve në tavolinën e krimit

19:13, 24/05/2019
A+ Aa A-

Një ditë para protestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti nga Mati se largimi i Edi Ramës si kryeministër nuk negociohet.

“Koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash marrin peng një Shqipëri të tërë mori fund.  Nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara. Fundit i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa do të jetë konfluzioni final i kësaj beteje. Për këtë duam, kërkojmë dhe mirëpresim ndihmën bujare të aleatëve tanë perëndimorë. Mirënjohje Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE, mirënjohje SHBA që publikisht dhe jo publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet. Me 30 qershor askush nuk mund të pranojë një tjetër krim, nuk do të vijë ai 30 qershor, shqiptarët janë ngritur dhe janë bashkuar, ne nuk do ta lejojmë. Me një qeveri tranzitore të vendosin me votën e lirë qeverisjen që dëshirojnë.Për këtë kërkojmë betejë të ndershme politike, kushte të barabarta, jo pushtet në tavolinë, jo pushtet me krimin”, tha Basha para qytetarëve të Matit

Lideri i opozitës ka përjashtuar një marrëveshje të dytë si ajo e 17 majit 2017.

“Kurrë më nuk do të pranojmë ti japim në tavolinën e krimit Edi Ramës fatin e bashkëqytetarëve tanë. Jo kurrë më”,  deklaroi ai.

Basha tha se nëse Rama do të kishte pasur 1/1000 e dinjitetit të Theresa May në Britaninë e Madhe apo Sebastian Kurtz do të ishte larguar me dhjetëra herë.

“Rama nuk ka dinjitet, ka vetëm etje për kusari. Edi Rama nuk ka as dinjitet dhe as nder, hajduti, krimineli, banditi. Nuk ka dinjitet as Edi Rama, kreu i bandës. Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të Theresa May apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë. 

Për pushtetin e tij kriminalizoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar. Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafaj u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe”, u shpreh Basha.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco