'Nesër ti themi boll regjimit diktatorial'/ Kryemadhi: Detyra jonë është të rrëzojmë sistemin, jo të sulmojmë godinat

'Nesër ti themi boll regjimit diktatorial'/ Kryemadhi: Detyra jonë është të rrëzojmë sistemin, jo të sulmojmë godinat

19:08, 24/05/2019
A+ Aa A-

Në një takim me strukturat e LSI-së në njësinë bashkiake nr. 11 në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ftoi ata dhe gjithë shqiptarët në protestën e nesërme të opozitës.

Kryemadhi i ka ftuar protestuesit të shmangin aktet e dhunës. Ajo i fton ata të bëhen pjesë e një proteste paqësore, pasi beteja e tyre, siç thotë, bëhet për të rrëzuar regjimin e kalbur.

“Nesër t’i themi boll regjimit diktatorial. Është një nga protestat më të mëdha. Edhe pse është muaji i Ramazanit dhe shumë shqiptarët agjërojnë ua bëftë dritë dhe të na i falë mëkatet. Do tregojmë çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, do jemi në ballë të çdo proteste. Beteja jonë është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, që të hapim negociatat me BE. Nesër mos ndaloni, i bëj thirrje gjithë Shqipërisë, protestat tona paqësore janë protestat që do sjellin ndryshimin. Ju bëj thirrje të distancoheni nga dhuna edhe pse njerëzve ju ka ardhur aty ku nuk mban më. Detyra jonë është të rrëzojmë sistemin, jo të sulmojmë godinat”, tha Kryemadhi.

“Policët që kemi përballë t’i konsiderojmë si vëllezërit tanë”, shtoi kryetarja e LSI-së.

Takimi  kryetares së LSI:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar25/05/2019 11:01

Sigurisht që do të ishte e marrëzishme që të sulmohen e shkatërohen godinat, si ato publike edhe ato private siç ka bërë Edi Rama. Por në kushtet që në godinat publike e qeveritare, kapardisen në kolltuqe politikanë që janë lidhur me krimin e që persekutojnë një popull të tërë, që ti pastrosh këto godina nga këto plehra, është një qëllim fisnik për gjithë shqiptarët.. Duhet tashmë që shqiptarët të heqin dorë edhe nga komplekset e përgjithësimit të nocionit "ndërkombëtarët" sikur BE apo SHBA kanë politikanë të gjithë të përsosur. Janë 28 shtete antare të BE por kursesi nuk mund ti barazosh ato njëlloj sa i përket nivelit të demokracisë e të drejtësisë. Me thënë të drejtën më duket tashmë si e kaluar edhe parulla e studentëve shqiptarë të dhjetorit 1990, "ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa". Tashmë duhen marë si shembull vetëm ato vende antare të BE, që kanë histori suksesi në ndërtimin e shtetit ligjor demokratik dhe ato forca politike që janë shkëputur nga ideollogjitë e deshtuara fashiste e komuniste që i sollën jo vetëm Europës , por e gjithë botës miliona viktima njerëzish të pafajshëm apo edhe të fajshëm.

Shto koment

Denonco