Despotati i krimit, 5 'kryebashkiakët' e Ramës që duhet të ishin të pandehur: Sako, Lala, Malaj, Imeraj dhe Ndreu

Despotati i krimit, 5 'kryebashkiakët' e Ramës që duhet të ishin të pandehur: Sako, Lala, Malaj, Imeraj dhe Ndreu

08:50, 24/05/2019
A+ Aa A-

Nga fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha dje në Vorë:

"Koha nuk pret. Në ditët e ardhshme do të vendoset fati i Shqipërisë për 10-15 vitet e ardhshme. Do të kemi një Shqipëri despotat të krimit, një Shqipëri ku ligji dhe kushtetuta nuk kanë vlerë, ku të pambrojturit, të vobektët, të pamundurit, jo vetëm nuk mbrohen, por ndëshkohen në mënyrë të paligjshme dhe ku kriminelët dhe hajdutët grumbullojnë të gjithë pushtetin, të gjithë fuqinë ekonomike dhe grabisin të gjithë pasuritë e shqiptarëve? Kjo është beteja që duhet të zgjidhim e do të zgjidhim së bashku.

Edi Rama nuk ka asnjë shans t’i detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral. Shikoni se çka bërë: 5 kandidatë të njohur publikisht nga listat e tyre janë të pandehur të drejtpërdrejtë të dosjeve hetimore për shitblerjen e votave.

Valbona Sako, e dyshuar dhe duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër, njësoj si Agron Malaj, njësoj si Dionis Imeraj, njësoj si Pjerin Ndreu. 4 kandidatë që, në fakt, duhet të ishin të pandehur dhe, po të kishim drejtësi funksionale dhe të pavarur, duhet të ishin të dënuar për shitblerjen e votës me krimin në zgjedhjet e Dibrës.

Kemi edhe kandidatin e Shijakut, i cili sot duhet të ishte para drejtësisë si një nga njerëzit pjesëmarrës me bandën e Avdylajve, në shitblerjen masive të votave në Durrës.

Në vend që këta njerëz të jenë para drejtësisë, Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin. Do të diktojë përsëri Artur Bushin e krimit në Krujë e Tërmet Peçin e drogës në Tepelenë, e me dhjetëra të tillë anembanë vendit.

A mund ta lejojnë shqiptarët këtë?!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco