Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

‘Haradinaj shpëtoi Kosovën” Berisha:  Ja pse Thaçi dhe Rama janë rrezik kombëtar

‘Haradinaj shpëtoi Kosovën” Berisha: Ja pse Thaçi dhe Rama janë rrezik kombëtar

23:21, 23/05/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha i qëndron besimit të tij se Haradinaj ka shpëtuar Kosovën në ‘Samitin e Berlinit’, ndërsa Thaçi dhe Rama janë kthyer në një rrezik kombëtar duke kërkuar ndarjen e Kosovës

'Sepse Edi Rama është anti-shqiptari më i madh pas zografit. Skam asnjë lidhje me Haradinaj. Ramush Haradinaj mban qëndrimin e tij për vendin e tij, i ka bërë një shërbim shumë të madh Kosovës, se shpëtoi. Shanse nuk ka më. Ditë më të zezë se sa të shkojnë tre zyrtarë të lartë shqiptarë në Berlin për të shit trojet shqiptare nuk ka.

Edhe Serbia kërkon të ndryshojë kufijtë, po për Serbinë e Madhe nga Mitrovica në Zubin Patok

Po çfarë thotë Zoografi bis dhe Miladini shqipfolës. Këta morën shembull për Kosovën, marrëveshjen e kufirit të Greqisë me Shqipërinë

Nëse Ahtisari vendosi kufijtë autonomë të Kosovës dhe ti merr shembullin e kufirit me Greqinë që është kufi detar, shiko deri ku arritën.

Tju pyes unë ju a është normale që të vesh 40 euro  taksën për kamionat e Kosovës?

A është normale që ti thuash do të të jap Portin në Durrës por do të të kaloj në skaner. Unë kam qenë plotësisht kundër ndarjes. Unë shikoj një grup argatësh, që thonë taksat të hiqen dhe i bëjnë presion kryeministrit kosovar. Për mua Thaçi është rrezik i madh për interesin kombëtar’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco