Paralajmëron Lubonja: Rama nuk kërkon dialog, por eleminimin e opozitës

Paralajmëron Lubonja: Rama nuk kërkon dialog, por eleminimin e opozitës

22:26, 23/05/2019
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja, ka thënë në emisionin “Të Paekspozuarit”, se kryeministri Rama, pavarësisht letrave që i shkruan opozitës, nuk kërkon dialog por synon eleminimin e opozitës.

“Fjalimi programatik i Edi Ramës, kur fliste përpara kandidatëve për kryetarë bashkie nga PS-ja, ku kishte një gjuhë të atillë ndaj opozitës, bile edhe ndaj nesh, që ishte një paralajmërim që në 30 Qershor, do pastrohet gjëja e keqe e këtij vendi. Ishte një gjuhë, ku pjesa, pra partia, synonte dhe premtonte që do të bëhej e tëra dhe Shqipëria do të clirohej nga pjesa e keqe, e sëmurë.

Kur mendon kështu, dialogu është i pamundur, ky është projekt për eleminim.

Kjo ka vetëm një kuptim, nuk e ke dialogun si kulturë. Dialogu ka një premisë themelore, që ne jemi të barabartë. Dialogojmë si palë të barabarta në dinjitet, në pushtet, në inteligjencë. Nëse nuk më konsideron kështu nuk ka dialog, por një gjë fallco që përdoret për ndërkombëtarët.

Mendoj se është kjo e dyta. Nuk ka qëllim dialogu, por të justifikojë tek ndërkombëtarët.

Mendimi më themelor, përse nuk bëjëm dialog, është akoma më i thellë, ka të bëjë me sistemin lart poshtë, ku një oligarki ka përballë njerëz që ai i konsideron dele, popullin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco