‘Borchardt mik i Ramës’ Berisha zbulon çfarë i kërkoi OSBE-së para se ta emëronte në Shqipëri

‘Borchardt mik i Ramës’ Berisha zbulon çfarë i kërkoi OSBE-së para se ta emëronte në Shqipëri

22:11, 23/05/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar në emisionin ‘Opinion’ edhe atë që misioni i OSBE-së në Tiranë e ka cilësuar si kërcënim ndaj ambasador Borchardt

“Unë mendoj që e drejta qëndron në krahun e opozitës që ka një mbështetje të madhe, Mbështetja tregon se shqiptarët janë me opozitën. Ambasadori Bochardt ka ardhur në Shqipëri pas një letre që i ka çuar opozita Sekretarit të Përgjitshem të OSBE-së për mosardhjen e tij, duke e konsideruar si një njeri të lidhur me Ramën. Ambasadori i cili erdhi i takonte të dëshmonte paanësi, Të dëshmonte në qëndrimet e tij që të fitonte edhe besimin e opozitës

Ishte një periudhë para një muaji, ku ndodhi që në tre javë 7 gazetarë i agresuar dhe unë e bëja nga një status për ta. Njeriu që i pari që ka zyrë dhe që paguhet për ta ishte ambasadori Borchard. Por çfarë ndodh. Nuk shikoj asnjë fjalë për gazetarët. Më ka bërë shumë përshtypje. E bëri ky për miqësinë që ka Ramën këtë heshje. Kjo nuk i bëri mirë demokracisë. Kishte një problem të dytë madhor

Qe ishte deklarata e parë gjatë protestës së opozitës e cila u hoq dhe doli tjetra. Ishte kjo deklaratë e zyrës së kryeministrit që e ndryshoi? Opozita ka të drejtë të dyshojë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse e ka frymëzuar opozita kërcënimin në shtëpinë e tij Berisha tha se

“E drejtë të protestohet te shtëpia e tij nuk është. Të zyra e tij ndoshta po”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t23/05/2019 22:23

Qekur protestimi para shtepise na qenka kercenim?!

Shto koment

Denonco