Si iu bashkuan Rama e Thaçi agjendës ruse në Ballkan? Deklarata bombë e aktivistes serbe Sonja Biserko

Si iu bashkuan Rama e Thaçi agjendës ruse në Ballkan? Deklarata bombë e aktivistes serbe Sonja Biserko

21:27, 23/05/2019
A+ Aa A-

Sonja Biserko, aktivistja shumëvjecare për të drejtat e njeriut në Serbi, ka bërë deklarime direkte bashkimin e Edi Ramës dhe Hashim Thacit me agjendën ruse në Ballkan.

Dëshira e qëllimi i Serbisë ka qenë përherë që ta përfshijë Shqipërinë për të negociuar për Kosovën. Kjo është ideja e ngahershme e Dobrica Qosiqit. Shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen, por duhet të bashkohen edhe serbët. Në këtë lojë të rrezikshme u përfshinë Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Edi Rama e përdori Kosovën për të shantazhuar Bashkimin Europian: ‘Nëse Shqipërisë nuk i hapet dera për të hyrë në BE, atëherë bashkohemi me Kosovën’. Kush i futet aventurave të tilla, mund të digjet. Pentrimi i Rusisë në rajon është evident në Serbi dhe në Republika Srpskën. Kjo i ka alarmuar Gjermaninë dhe Francën. Deti i Zi është vija e fundit. Këtë e tregon edhe hyrja e shpejtë e Malit të Zi në NATO. Megjithatë, Thaçi, Vuçiq dhe Rama përkrahen nga disa lobistë si Ëolfgang Petritischi, Cameron Manter, Alexander Soros. Thaçi ka qenë nën presion të madh të qarqeve të caktuara në Beograd.

Krejt ky projekt ka një qëllim: zhbërjen e Kosovës. Është betejë e nacionalistëve serbë me argatë shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco