DENONCIMI/ Si po shantazhohen e po futen në kurth mësuesit prej Besa Shahinit

DENONCIMI/ Si po shantazhohen e po futen në kurth mësuesit prej Besa Shahinit

16:45, 23/05/2019
A+ Aa A-

Talljet dhe shantazhet, në prag zgjedhjesh, të Ministres së Arsimit përkundrejt ne mësuesve vijojnë të thellohen. Shikojeni vetë se çfare publikon MASR ku vetë ministrja bëhet pjesë e propagandës paraelektorale”.

Kështë nis denoncimi i një mësuesi, i cili ka dashur ta bëjë publike përmes profilit në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, Ministria ka hapur aplikimet në portal, ndërsa si afat final ka lënë datën 5 qershor, por brenda kësaj date askush nuk mund të marrë dëshminë e penalitetit, e kërkuar, por që do të paktën 15 ditë që të dalë.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Ndrikull Shahini dhe kurthet e saj per te rrjepur mesuesit!

Lexon mesazhin dhe shikoni fotot e mesuesit dixhital. sb

I nderuar Z. Berisha
Talljet dhe shantazhet, ne prag zgjedhjesh te Ministres se Arsimit, perkundrejt ne mesuesve vijojne te thellohen. Shikojeni vete se cfare publikon MASR ku vete ministrja behet pjese e propagandes se paraelektorale.

Aplikimi ne portal eshte celur zyrtarisht por portali nuk eshte i aksesueshem, shikojeni vetë në foto. Data e vendosur si afat perfundimtar (5 qershor 2019) eshte shume e afert dhe shumica e mesuesve do te digjen vetem per deshmine e penalitetit, e cila nuk ka shans te merret nepermjet postes pa kaluar 15 dite.

Po te llogarisim mosfunksionimin e sistemit, vonesat e tjera te pregatitjes se dosjes, deri ne date 5 qershor 2019, as 20% e mesuesve sdo te aplikojne dot. Kesisoj do fillojne nderhyrjet, rryshfetet, pranimet e dosjeve me vonese ne kembim te votes, etj.

Nxjerrja e portalit me keto afate ka qellim shantazhimin e mesuesve perpara zgjedhjeve, sepse nuk ka asnje arsye logjike qe te shpallet portali ne keto data kur gjithe mesuesit jane te angazhuar me provimet e lirimit te shkollave 9 vjecare dhe me provimet e Matures Shteterore 2019.
Ju lutemi zoti Berisha behuni zedhenesi i te drejtes se mesuesve se po na tallin e na poshterojne deri ne marrezi. Kemi besim se vetem nepermjet zerit tuaj do ta marrin vesh gjithe shqiptaret se c'maskarade po luhet me ne. Ju faleminderit.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco