Braimllari: Edi Rama në grahmat e fundit

Braimllari: Edi Rama në grahmat e fundit

15:23, 23/05/2019
A+ Aa A-

Mga Maliqi i Korçës, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se Edi Rama është në grahmat e fundit. Nga ana tjetër, ai ka thënë se zgjedhje më 30 qershor nuk ka si dhe ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestën e 25 majit. ”Opozita i ka të gjitha mundësitë për të ndaluar Edi Ramën dhe për të mos lejuar zgjedhje farsë në vend. Edi Rama është në grahmat e tij të fundit. Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’i japim goditjen përfundimtare më datë 25 në sheshin përpara Kryeministrisë”.

Pjesë nga deklarata e drejtuesit të lartë të LSI:

Nuk ka zgjedhje pa opoziten dhe me Edi Ramen Kryeminister. Edi Rama ne grahmat e fundit. Me 25 Maj i japim goditjen perfundimtare. Zgjedhje me 30 qershor pa opozitën nuk do të ketë.

Nuk ka shanse Edi Rama t’i bëjë presion qytetarëve duke i thënë që do ju çoj në burg, sepse i vetmi person që do të shkojë në burg është Edi Rama. Ne nuk do të lejojmë Edi Ramën të zhvillojë proces zgjedhor farsë në vend.

Nuk do të lejojmë që Edi Rama të krijojë një opozitë fiktive, e cila nuk përfaqëson gjë tjetër përveç se pazaret e pista të Edi Ramës. Opozita i ka të gjitha mundësitë për të ndaluar Edi Ramën dhe për të mos lejuar zgjedhje farsë në vend. Edi Rama është në grahmat e tij të fundit. Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’i japim goditjen përfundimtare më datë 25 në sheshin përpara Kryeministrisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco