Dervishi i përvishet edhe Brahos: Që gjykatësi komunist ta kalojë i lumtur 75-vjetorin e lavdishëm

Dervishi i përvishet edhe Brahos: Që gjykatësi komunist ta kalojë i lumtur 75-vjetorin e lavdishëm

12:43, 23/05/2019
A+ Aa A-

Pas replikës së ish-Drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Brendshme, me Ministrin Sandër Lleshaj për shkak të akuzave të këtij të fundit në parlament, ka ardhur edhe një përgjigje e dytë flakë për flakë e Dervishit kundër deputetit Spartak Braho.

Nga Kastriot Dervishi.

Përveç ministrit Lleshaj, në Kuvendin e Shqipërisë, u pa sot një estradë edhe e ish prokurorit dhe gjykatësit komunist, Spartak Braho. Ky si personazh skeçesh me origjinë fshatin e kooperativat, iu drejtua ministrit Lleshajt se kishte nja “dy hajdutë atje, Dervishin dhe Kaloçin”.

Për të mos ta lënë të paditur Spartak Brahon në këtë moshë, i cili leximit i thotë “vjedhje”, le të sqarojmë ndjekësit e punimeve të Kuvendit. Dervishi jam unë, ndërsa tjetri është Dashnor Kaloçi.

Ky i fundit nuk ka punuar në Ministrinë e Brendshme dhe as ka studiuar në Arkivin e saj. Unë dhe Kaloçi jemi takuar shumë herë në sallën e studimit në AQSH, ku kemi studiuar gjithë Arkivin e Partisë së Punës në prani të syve kureshtarë, dashamirës ose jo, të dhjetëra e qindra vetëve. Për kureshtjen e njerëzisë, dokumentet e Partisë së Punës nuk administrohen nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme. 

Në lidhje me çertifikatën e sigurisë që Braho akuzoi punonjësit e ISKK-së se e kanë apo nuk e kanë, pajisja me të është kusht për t’iu paraqitur arkivave që posedojnë informacion të klasifikuar. ISKK nuk administron informacion të klasifikuar e për rrjedhim nuk e ka të domosdoshme një realizim të tillë. Nëse ka arkiva që i kanë dhënë ISKK-së informacion të klasifikuar, përgjegjësia eshtë e tyre dhe jo e ISKK-së.

Shpresoj që Braho të shkojë i lumtur në festimet e 75-vjetorit pas lapidarëve e guralecëve me yje të kuq sovjetikë dhe mos përsërisë gabime të tilla. Ta kisha pjesë së organizatës së dikurshme do ta ktheja nga anëtar në kandidat partie 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco