Edi Rama letër të dytë publike Lulzim Bashës

Edi Rama letër të dytë publike Lulzim Bashës

12:54, 23/05/2019
A+ Aa A-

LETER E DYTE PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar,

e mora reagimin Tuaj ndaj letrës së djeshme ende pa u “tharë boja” e saj dhe nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj. Por, duke qenë se detyrimi im është të këmbëngul, pa humbur durimin, në të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun, mbetem i vendosur t’Ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t’i hapur rrugë Dialogut.

Natyrisht, Ju jeni në të drejtën Tuaj ta udhëhiqni grupimin Tuaj politik drejt humnerës, duke marshuar përditë sikur jetoni në një botë paralele, pa ligje, pa rregulla, pa të tjerë që mendojnë krejt ndryshe nga Ju në këtë vend, e që janë shumica dërrmuese (përfshirë edhe shumicën e votuesve Tuaj) dhe jashtë këtij vendi - pa përjashtim të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë.

Ju jeni në të drejtën Tuaj t’u drejtoheni shqiptarëve sikur janë gjindje pa vetëdije, që s’dinë ç’është demokracia, ligji e vetë liria dhe t’i trajtoni miqtë e partnerët ndërkombëtarë të vendit sikur nuk ekzistojnë.

Ju jeni po ashtu në të drejtën Tuaj të synoni tërheqjen pas Jush të pak individëve që mbase, kushedi, mund të jenë gati të kryejnë krime zgjedhore e të humbasin lirinë e tyre, sipas parashikimeve të Kodit Penal për ato krime dhe më tej akoma, t’i thonë lamtumirë edhe lirisë së hyrjes në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Europian, si persona të padëshirueshëm në një botë që rrotullohet përmes zgjedhjeve demokratike, jo përmes dhunës mbi to.

Por, i dashur Lulzim, për fat të mirë Ju s’jeni vetëm në këtë vend dhe as ata që do vijojnë t’Ju ndjekin në aventurën Tuaj të pashoqe, gjithnjë e më të paktë, nuk janë asfare populli i këtij vendi. I cili lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur, nuk i ka marrë borxh nga Ju apo nga unë dhe po ashtu, nuk Ju’a ka borxh as Juve, as mua e askujt në botë, mosmbajtjen në kohë e në paqe të zgjedhjeve të radhës.

Kështu që përsëri Ju bëj publikisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë.

Fushata e zgjedhjeve nis zyrtarisht në 31 maj dhe ditët e numëruara që kanë mbetur, duhen shfrytëzuar për dialog politik, jo humbur me kërcënimet e dëshpërura dhunënxitëse që nuk Ju turpërojnë vetëm Juve, po edhe vendin tonë e të gjithëve ne bashkë me të.

Ejani në Dialog të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t’i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e arsyes, përpara se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t’Ju ketë degdisur në esfeltin e irrelevancës politike, megjithë grupimin Tuaj. Edhe njëherë, mua s’më duhet fati Juaj politik dhe as fati politik i atij grupimi - madje sipas meje, troç fare, rrënimi i plotë me duart Tuaja i grupimit që po udhëhiqni qorrazi është ogur i mirë për këtë vend e për vetë të ardhmen e institucionit të pazëvendësueshëm të opozitës - por ky moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t’Ju lutem të ktheni rrugë! Sepse Shqipëria s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë.

Duke Ju garantuar se jam në dispozicionin Tuaj, në çdo moment dhe pa kushte për një Dialog për Shqipërinë, si edhe duke Ju siguruar se sikur të tërë të dëshpëruarit nga Reforma në Drejtësi të hidhen përpjetë, nuk kanë për të ndalur dot as zbatimin e Reformës në Drejtësi, as zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, uroj rikthimin Tuaj sa më të shpejtë në rrugën e arsyes.

Edi Rama

23 maj, 2019

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni23/05/2019 16:13

Me letrat qorton opoziten opo!:edin fundin dhesdi ka ta nise dhe sdi ka ta leje.sa keq sa keq kur shef nje rilindas qe ka grrahmat e fundit dhe mundohet akoma me urdheruar opoziten.

gramoz23/05/2019 15:21

Ik o edvero! Ik e mos ja mo nkatunin ton! Ik o bur o bur o bur! Ik se e qelbe ket ven! Ik o MUTACAK!!!

coli23/05/2019 14:40

"A asht i marrë apo shtihet ky njeri" ? Kështu do të pyesnin jo vetëm shkodranët por gjithë shqiptarët në Ballkan e të shpërndarë në botë . Eja të bëjmë dialog që unë të bëj monologje. Janë me qindra studentë 20 vjeçarë që ja përplasën surratit duke i thënë se nuk ja kemi ngenë monologjeve tënde e ky sharllatani kërkon të bëjë karshillëk me juristin e dipllomuar në Hollandë, para të cilit duket si një karrikaturë qoftë edhe nga pamja fizike.. Po cilido shqiptar që të sheh sesi i rotullon e zgurdullon sytë gjatë monologjeve tënde, edhe pa dëgjuar broçkullat që thua e kupton se ka të bëjë me një njeri anormal. Basha krijon besim tek qytetarët qoftë edhe me pamjen e tij normale njerëzore, edhe pa llogaritur aftësitë e tij intelektuale Ato "pak" dhjetra mijra njerëz dolën në protestë e për tre orë rrjesht nën rebeshin e shiut thërrisnin "Rama ik" e jo Basha ik. Lavdi Zotit, edhe shqiptarët që jetojnë mijra kilometra larg Shqipërisë, mund të shohin në Youtube se si reagojnë ata nëpunës që i ,mbledh ti me hir e pahir duke i i ulur në karrige që të shushatur e të trëmbur dëgjojnë batutat tënde të pa kripë e si elektrizohen e entuziazmohen me qindra mijë shqiptarë nëpër sheshe qytetesh e pallate sporti kur del e flet Basha

RAMAZANI23/05/2019 14:37

KUR DO DEGJOSH. PASTRO VESHET.

krasasi tp23/05/2019 14:18

LETER E PARE E MBESHEFTE, PER POLITIKANET PARAPOLITIK TE TIRANES. Ne dore Z.Basha si kryeopozitar. Te nderuar.Uluni ne dialog.Kete po j'ua keshillon nje katundar qe ka votuar Z.Basha ne vitin 2011,qeverine Berisha ne 2009 , PD ne vitin 2013.dhe Z.Kosova per kryetar bashkije dhe jo Lali K.Erin.Dalja jashte sistemit eshte si te shenosh gol ne pozicion opsajt, kur arbitri ka ngritur flamurin .Edhe Vari po ju thote jeni opsajt dhe goli nuk vlene.Me dhjetra votues te djathte me te cilet shkembejme mendime ,kerkojne futjen ne sistem.Uluni ne dialog se delni te fituar dhe jo te poshteruar nga Edi Rama siç ju thone "doktoret e shkencave"qe mbani pran.Sa te mbaroni pune me Edi Raman, uluni me Patosin,me aleatet e tjere,uluni me Aleancen Kuq e Zi,uluni me Koço Kokedhimen etj.Krijoni nje front te perbashket opozitar per ta godite Edi Ramen aty ku u qellua Akili, dmth te Erion Velia.Nese keni nje kandidate me te mire se A.Skenderi çoeni.Beteja fillon me Tiranen.Tatepjeta e ushtrise naziste u shenua me fitoren e Stalingradit. Nese nuk veproni shpejt ,nese nuk uleni ne dialog pa kushte (kushtet kerkohen ne tavoline) atehere kini mare persiper nje mision,destabilizimin e vendit dhe shkaterrimin e se djathtes.E ke nga mendja jote Z.Basha, nga lakmija per pushtet e tepsi, e keni vendosur bashkarisht me Z.Rama ne 2017 kur i le vetem aleatet ne pritje ,sa te shkoje te bisedoje pak me mullixhiun,dhe tani luani teater,apo ku e ke hallin, do pyeste ndonji tjeter.Une personalisht nuk te akuzoj si jo marshalliste.

Mehmet23/05/2019 13:57

Crazy Man nobody like you ?whay you are wary about are international friend who works in Albania they just working for interest of the country's who they came from they never worked for interest of Albanian people and you know and must know that .Why you build full of Albanian land with drogs cannabis and this international Fred's who works in Albania they never said anything for many years because and this people they are corraptit to they are burocratic Europian Union official who some from them they bought an house I can say nice Villa in Albania during they jobs official jobs which is not aloud this show corraption.And a lots more to say?????????

Alfons Malo23/05/2019 13:26

O Lal edi? Po per çfare do te bisedosh o njeri kur thua qe reforma nuk ndalet.?! Po kush po te kerkon te ndalesh reformen ty? Po pse edhe reformen ti e ke ne dore ne se vazhdon oseJo?)( qe per mendimin tim ate ti e ke ne dore se pa ty as shurren nuk bejne me as te tanet as te huajt)Po çfere do te bisedosh kur thua qe zgjedhjet e 30 Qershorit nuk shtyhen?!Per çfare ? thuaj per reformen,per kushtetuten a per çfare ? Po mire ore aq K.. Derr te duket vetja ty dhe zullumi jot te tallesh me te gjithe.Ashtu siç i thua lulit "thirri mendjes",ben mire qe ti te therrasesh dy e tre here ,e mos te leje mendja se e kalon me letra te haxhi lleshit

Skrapari23/05/2019 13:07

Edvin! Lere ironine menjane, se trim nuk je, kthehu ne rrugen e Zotit sa s'eshte von, behu djale i mire, perndryshe do ta paguash shtrenjte.

Shto koment

Denonco