Pampuri sulmon Ramën: Tallja me bluzat e bardha, turpi i radhës i Kryeministrit

Pampuri sulmon Ramën: Tallja me bluzat e bardha, turpi i radhës i Kryeministrit

23:23, 22/05/2019
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, përmes një mesazhi në Facebook, hodhi akuza të forta  ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po “tallet me bluzat e bardha”.

“Nese je mjek i kualifikuar, s’ka shpërblim. Tallja me bluzat e bardha, turpi i radhës i kryeministrit.
Koha që sistemi shëndetesor të ngrihet në këmbë kundër delirantit mashtrues, Edi Rama”, shkruan Pampuri.

Statusi i plotë i Pampurit

Nese je mjek i kualifikuar, s’ka shperblim.

Tallja me bluzat e bardha, turpi i radhes i kryeministrit.
Koha qe sistemi shendetesor te ngrihet ne kembe kunder delirantit mashtrues, Edi Rama.

Qe nga nentori i vitit te kaluar, ministrja e shendetesise madje dhe kryeministri “u keputen” me premtimin per rritjen e pagave te mjekeve e cila do te niste ne prill te ketij viti dhe shtesa 7% do te kalohej ne muajin maj. Mjeket qe atehere mbajten frymen, per tu ndjere perfundimisht te vleresuar nga shendetesia e check-up-it te diletanteve. Ja ku jemi ne dhjetediteshin e fundit te majit, edhe pse mjeket heshtin, mes tyre psheretijne per zhgenjimin e rradhes, ku shperblim marrin vetem ata mjeke pa tituj, madje dhe mes tyre, jo te gjithe. Mjekeve me tituj shkencore nuk u takon shperblimi. Turp.
Keto jane incentivat e adhamudheve qe kane marre peng shendetesine. Dhe per te mos permendur shperblimin, i cili eshte thjesht nje ofendim per punen, kontributin e kushtet me te cilat heronjte e shendetsise ofrojne sherbim e nga ana tjeter, ata qe shperblehen jane don kishotet e rilindjes dhe miqte e tyre. Turp per ju qe parate e sistemit me te rendesishem i hodhet per denglat e salloneve me pupla te te perkedhelurve te bllokut, e mjekeve u dhate shkelmin e pacientet po i lini ne meshire te fatit. Eshte momenti qe bluzat e bardha te ngrihen e te kerkojne shperblim per mundin e tyre. Bluzat e bardha s’kane nevoje per 7%, ata kane dhene e japin shume, kane nje mision te rendesishem, shendetin e qytetareve. Paga minimale 1200 euro per mjeket e 700 euro per infermieret, eshte nje nga premtimet e Partise Demokratike. Mjeket jane elita e ketij vendi e meritojne vemendje. Mjaft u tallet me ta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco