Strazimiri tallet keqaz me letrën e Ramës: Po kërkon një palë pantallona ...bojëkafe

Strazimiri tallet keqaz me letrën e Ramës: Po kërkon një palë pantallona ...bojëkafe

23:10, 22/05/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, komenton letrën publike të kryeministrit Edi Rama drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha. Përmes një postimi në “Facebook”, Strazimiri ironizon fjalët e përdorura me mirësjellje nga kryeministri Rama ndaj rivalit tij Basha teksa thekson se ai thjesht kërkon një palë pantallona ... bojëkafe.

Postimi i Strazimirit

“”Z. Kryetar” … “Tuaj”, “Ju”, “Suaj”…”Ju lutem Z. Kryetar të pranoni…”, “dialog”, “dialogut”, “dialogun”, “ftesa”, “ftesës”… “tryeza” … “bashkërisht” …”zgjidhje”, “Ju”, “konsideratë e lartë” ….”ndjenjë”….????????????
Çfarë kuptuam ne nga kjo?

“Ai” po kërkon një palë pantallona bojëkafe (sipas mënyrës së tij)…
KAQË!!!!”-shkruan Strazimiri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco