Ftesa e Ramës, Manjani: Tallje për të kënaqur ambasadorët e huaj

Ftesa e Ramës, Manjani: Tallje për të kënaqur ambasadorët e huaj

21:38, 22/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i drejtoi sot një letër publike kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kërkonte këtij të fundit dialog për zgjidhjen e problemit

Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar këtë letër publike një tallje dhe muhabet kot.

Nga Ora Neës, Manjani tha se ftesa për dialog nuk bëhet me letra publike, teksa theksoi se e vetmja gjë që duhet të bëjë Edi Rama dhe që nuk po e bën, është caktimi i një date zgjedhjesh politike.

‘Është tallje, muhabet kot. Ftesa për dialog nuk bëhet me letra publike, të jemi pak më seriozë. Ftesa për dialog ka një axhendë, ka një tryezë, ka një datë, ka një orë, ka një gjithëpërfshirje, nuk është vetëm Lulzim Basha. Asgjë e sinqertë, një teatër për të kënaqur ndonjë zëvendësambasador apo ambasador. Muhabet kot. Por theksoj se asgjë të keqe nuk ka nga dialogu. Ajo që i duhet vendit sot është një datë zgjedhjesh.

Këtë e ka në dorë Edi Rama, të mos shkruajë letra fare. Nuk ka asgjë në dorë as Presidenti, as opozita. Opozita po bën detyrën e vet, dikujt i pëlqen, dikujt jo por kjo është jeta politike. Fundi i historisë është kjo.Shqipëria ka nevojë për një parlament pluralist, parlamenti pluralist bëhet me zgjedhje, asgjë tjetër.

As me deklarata, as me dialog, as me letra publike dhe as me shtëpi publike. Bëhet fare thjesht duke caktuar një datë zgjedhjesh politike, vendi të hyjë në zgjedhje, ta vendosë populli se kush është përbërja pluraliste e parlamentit. Kjo i duhet Shqipërisë”,- tha Manjani

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco