Washington Post: Si po e tradhton BE Ballkanin Perëndimor

Washington Post: Si po e tradhton BE Ballkanin Perëndimor

21:30, 22/05/2019
A+ Aa A-

“Si po e tradhton Bashkimi Europian, Ballkanin Perëndimor”. Ky është titulli që Washington Post ka përzgjedhur të përshkruajë marrëdhënien mes Brukselit dhe vendeve të rajonit, në prag të zgjedhjeve europarlamentare. Në artikullin e shkruar nga politologu i specializuar për çështjet e Europës Juglindore, Jasmin Moujanovic thuhet:

“Në 16 vitet e fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajoni më i nxehtë i kontinentit, se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Megjithatë Brukseli ka bërë një kthesë të dukshme për sa i përket idesë së zgjerimit të ardhshëm”.

Autori thotë se asnjë nga vendet e rajonit nuk i ka përmbushur standardet për e anëtarësimit, por perspektiva europiane përdoret nga Brukseli si e vetmja mënyrë për të nxitur reformat dhe arritjen e standardeve. Perspektiva europiane rezultoi e vetmja mënyrë për të ulur gjakrat në rajonin e nxehtë të kontinentit, shkruhet në artikull, ku si shembull për këtë sillet marrëveshja Shkup-Athinë, që solli emrin e ri Maqedoni e Veriut. Perspektiva ka shërbyer edhe si mjet gjeopolitik për të mbajtur larg rajonit influencat ruse, turke apo kineze.

Skepticizmi ndaj zgjerimit ka ndihmuar të moderuarit në vendet e BE të ndalojnë një rrjedhje pushteti tek radikalët. Dhe në këtë kontekst çfarë vlere do të ketë hapja e negociatave kur Presidenti Macron duket se e ka përjashtuar pa afat mundësinë e zgjerimit të BE?

Si zgjidhje, autori i propozon Brukselit të ndryshojë kurs, të hapë menjëherë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ta bëjë Bosnjen vend kandidat. Po ashtu të krijojë një plan afatgjatë për rajonin për të garantuar normat e demokracisë liberale për t’iu kundërpërgjigjur fort Rusisë dhe të ngjashmëve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

BE nje genjeshter e madhe!22/05/2019 23:14

E sakte, BE tall leshte me ne! Kur greqia donte varreza fiktive ushtaresh greke ne shqiperi, francezet dhe te tjera vende heshten dhe genjyen shqiperine dhe shqipetaret, se negociatat jane te dera, dhe per detin heshten dhe genjyen me premtime e fjale te mira serish, dhe ne fund dolen kundra e nxoren problemet reale te shqiperise. Mbas greqise erdhi radha e bullgarise duke mashtruar se eshte gati çelja e negociatve ne samitin e sofies, por se pari duhen njohur me ligj pakicat e tyre fiktive ne shqiperi. Rilindja u shantazhua per pushtet dhe beri nje veprim antikombetare i njohu, dhe prap franca ne fund doli kundra sapo bullgaret na i futen me pakicat. E kuptoni perse nuk dalin hapur vende si franca e hollanda qe ne fillim, shume e thjesht, shtetaret ne shqiperi jane te kapur dhe lehte te shantazhueshem per te ruajtur karigen e pushtetit te korruptuar. Antaresiminne BE eshte nje genjeshter e madhe qe i ushqehet shqipetarve. Por edhe sikur ta merritonte shqiperia antarsimin ne BE, vetem shthurje e degjenerim social dhe ekonimik do kete, dite me te zeza do vijne. Shqiperise i duhen politika kombetare per te ngritur ekonomine dhe arsimin, dhe domosdoshmerisht sigurine kombetare me politika te pavarura nga ndrerkombetaret.

Shto koment

Denonco