Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Xhixho: Rezultatet negative, dhuna gjinore vecanërisht në familje, korrupsion dhe trafik i qenieve njerëzore

Xhixho: Rezultatet negative, dhuna gjinore vecanërisht në familje, korrupsion dhe trafik i qenieve njerëzore

21:25, 22/05/2019
A+ Aa A-

Nga Erisa Xhixho

Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi nen shqyrtim te hollsishem Grupit te Rishikim Periodik Universal, Keshilli i te Drejtave te Njeriut OKB (UPR). Dhune gjinore vecanerisht ne familje, korrupsion dhe trafik i qenieve njersore - Lume rekomandimesh per Qeverine Shqiptare nga delegacionet, shprehje e qarte e shqetesimit te shume shteteve per situaten e te Drejtave te Njeriut ne vendin tone.

Me date 6 Maj, Shqiperia paraqiti ciklin e trete te raportimit mbi situaten e drejtave njeriut ne vendin tone. Rezultatet e raportimit dhe rekomandimet gjate shqyrtimit u aprovuan nga KDNJ me date 10 Maj 2019.

UPR eshte mekanizmi me i rendesishem te Keshillit te te Drejtat e Njeriut dhe nje nga forumet me te vleresuar te OKB, per promovimin e mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut.

Gjate seances se shqyrtimit te Raportit te Shqiperise, 66 delegacione te vendeve nga e gjithe rajonet e botes paraqiten rekomandimet perkatese, te cilat vendi yne duhet ti marre ne konsiderate per implementim benda nje viti.

1- Trajtimi me urgjence i korrupsionit ne te gjitha nivelet e qeverisjes:

Shume shtete kerkojne qe Shqiperia te marre hapa te metejshme e te menjehershe per te luftuar korrupsioni ne sistemin e drejtesise dhe ne institucionet e zbatimit te ligjit dhe qeverisjes.

Lufte korrupsionit ne administraten publik ngrihet po ashtu si problem nga shtetet, duke i kerkuar Shqiperise te marre masa per te permiresuar efikasitetin dhe transparencen ne administraten publike, trajnimin e punonjesve te administrates publike, dhe vendosjen e nje sistemi merite ne rekrutimet ne administrate.

Kerkohet njekohesisht, te merren masa te menjehershme per garantimin e pavaresise se Gjyqesorit, si dhe krijimin me urgjence te SPAK dhe Byrose se Hetimit per te luftuar korrupsionin.

2- Trafikimi i qenieve njerzore nenvizohet si problematike e vazhdueshme dhe teper shqetsuese ne Shqiperi.

Intensifikimi i veprimeve per te parandaluar dhe trajtuar trafikimin e qenieve njerezore, vecanerisht te grave dhe femijeve, ze nje vend kryesor ne rekomandimet nga shume shtete.

Pjesa me e madhe e shteteve qe nderhyne gjate raportit te Shqiperise me date 6 Maj, rekomandojne qe Qeveria Shqiptare te merren masa te thella dhe te menjehershme per mbrojtur te drejtat e grave dhe permiresimin e punesimit te tyre ne tregun e punes.

I terhiqet vemendja qeverise perkatesisht per nevojen e marrjes se masave te pershtatshme per te luftuar punen e zeze te grave dhe mbrojtjes se tyre ne punesimin ne sektorin privat. I rekomandohet gjithashtu Shqiperise miratimi i nje Strategjie Kombetare per te luftuar varferine ekstreme.

3- Marrjen e masave urgjente per te ulur dhunen ne familje.

Nje numer i madh shtetesh, rekomandojne permiresimin e mekanizmave institucional per te mbrojtur viktimat e dhunes ne familje dhe implementimin e menjehershem e pa vonesa te masave te tjera ne kete drejtim, si edhe parashikuar ne Planin e Veprimit Kombetare per barazine gjinore dhe dhunen ne familje.

Njekohesisht kerkohet nga Shqiperia te marre masave per te luftuar dhunen ne familje duke implementuar ne menyre te plote legjislacionin ne fuqi dhe duke garantuar qe grate qe jane viktima te dhunes ne familje te kene akses ne ndihmen ligjore falas dhe sherbimin social.

Po ashtu theksohet nga delegacionet, se Shqiperia duhet te siguroje qe policet te kene trajnimin e duhur dhe njohurite e nevojshme per tju pergjigjur, hetuar dhe menaxhuar, ne menyren e duhur rastet e grave te dhunuara, dhe per te leshuar urdherat e mbrojtjes.

Trajnim i vazhdueshem i policeve, prokurorve dhe gjyqtareve, doktoreve dhe sherbimeve qe mbeshtesin apo punojne me viktimat e dhunes, ze po ashtu nje vend qendror ne shqetesimet e ngritura nga shtetet. Forcimi i mbeshtetjes per viktimat e dhunes ne familje, sidomos per grate e femijet, duke rritur numrin e strehezave, cilesohet gjithashtu si element qe kerkon implementim urgjent dhe efikas.

 

Kjo situate alarmante e te drejtave te njeriut ne vendin tone tregon paaftesine e kesaj qeveria per te garantuar standartet minimale te respektimit te tyre ne vendin tone duke vrare shpresen dhe detyruar shqiptaret drejt emigracionit.

Prandaj me 25 Maj ora 19.00 te jemi te gjithe bashke kunder qeverise Rama pasi largimi i saj i hap rruge ndertimit te shtetit te se drejtes , rikthim i legjitimitetit te institucioneve, zhvillimit ekonomise e hapjen e vendeve te reja te punes, ndarjen perfundimtare te krimit me politiken .

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco