Vjen përgjigja e Bashës: Rama na propozon kapitullimin, me 30 qershor përballje në çdo qendër votimi

Vjen përgjigja e Bashës: Rama na propozon kapitullimin, me 30 qershor përballje në çdo qendër votimi

19:46, 22/05/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur letrës publike të kryeministrit Rama.

Nga Durrësi, në një takim me qytetarët, Basha tha se nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa shtoi se  Rama i propozon kapitullimi të popullit para krimit më 30 qershor, ndërsa theksoi se do të ketë përballje me çdo qendër votimi.

Lideri demokrat Basha i ka cilësuar “propozimet” e Ramës si kërkesa për kapitullim.

Ai tha në Durrës se “Na propozon që më 30 qërshor të bëjmë sehir kur ai bën grusht shteti me zgjedhje falso”.

“Na propozon zgjedhje në Durrës me një një asistente hajdute si kryetare bashkie tani që Vangjush Dako po e përpin vorbulla e hekurave. Na propozon Taulant Ballën  dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve kur këta  do jenë para togave të zeza.”, tha ndër të tjera Basha.  

Pjesë nga fjala e liderit demokrat

Edi Rama na propozon kapitullimin.

Na propozon që më 30 qërshor të bëjmë sehir kur ai bën grusht shteti me zgjedhje falso.

Kur 1.4 milion shqiptarë janë me karta të skaduara. Që janë 1.4 milion karta të falsifikuara.

Ku serveri i gjendjes civile ka rënë.

Kur regjistri i adresave është bërë lëmsh

Na propozon zgjedhje ku nga Artur Bushi dhe Tërmet Peçi rikandidojnë, ku në fakt dekriminalizimi duhet ti çonte përpara drejtësisë.

Na propozon zgjedhje në Durrës me një një asistente hajdute si kryetare bashkie tani që Vangjush Dako po e përpin vorbulla e hekurave.

E gënjen mendja se do ti shpëtojë drejtësisë duke bërë paktin me Ramën dhe duke mbetur në këmbë.

Jo, Vangjush Dako, jo,  Rama të gënjen.

Fundi yt është pas hekurave për atë që ke bërë për Durrësin dhe Durrësin

Na propozon Taulant Ballën  dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve kur këta  do jenë para togave të zeza.

Keni rënë squk prej 24 orësh, kur ju denoncova se si keni kërcënuar 4 komisionerë të KQZ-së që i thoni që të mos regjistrojnë opozitën.

Gjithccka është në tabulatet e ndërkombëtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artur22/05/2019 19:54

Ore ça kemi sot që beni gabime ortografike!

Shto koment

Denonco