Basha në Durrës/ Të vendosur për të mos hedhur asnjë hap mbrapa, ora e ndryshimit po vjen

Basha në Durrës/ Të vendosur për të mos hedhur asnjë hap mbrapa, ora e ndryshimit po vjen

19:26, 22/05/2019

Lideri demokrat Lulzim Basha po zhvillon një takim entuziast me mijëra qytetarë dhe mbështetës të opozitës në qytetin e Durrësit.

Në fjalën e tij z. Basha theksoi se kauza dhe përbetimi ynë është për të mos hedhur asnjë hap pas në betejën tonë kombëtare, europiane, për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Pjesë nga fjala e z. Basha

Dje nuk u përmbajtja dot nga emocionion që më shkaktoi prija e jashtëzakonshme në Berat, sot jam i shtangur dhe i pafjalë nga ky uragan.

Ky uragan që nisi në Maminas me pritjet madhështore të rinisë durrësake dhe ja ku jemi sot nga zerat tuaj, nga kraharorët e durrësakevë të lire, po troketat ora shpresëplotë e ndryshimit të madh që po vjen.

Ditë për ditë sytë e shqiptarëve janë në pasditet ku ne bashkohemi në salla dhe sheshe në numrat të paparë me nje kauzë dhe përbetim për të mos hedhur asnjë hap pas në betejën tonë kombëtare, europiane, për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Një bashkim i tillë popullor nuk është parë që në ditët e përmbysjes së diktaturës, që bashkuan shqiptarët në ditët e lirisë.

30 vite kanë kaluar, ëndrra jonë është mbushur me sakrifica, askush më mirë se durrësakët nuk e dinë kur ikën si refugjatë në korrik 1990 ku mijëra të tjerë kapërcyën detin, për nje jetë më të mirë.

U bënë njësh me Europën dhe ndihmuan familjet e tyre në shtrengesë të tmerrshme mjerimi, por ne e dinim atëherë se rrugë tjetër përveç Europës nuk kishte, dhe sot e dimë që nuk ka rrugë tjetër përveç Europës

Dhe shqiptarët e dinë se nuk do ikin më kokëulur që të ushqehet banda në pushtet, kryebanditi dhe më i korruptuari në krye të saj.

Tani e asnjë minutë më vonë ka ardhur koha për një betëjë vendimtare për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco