Ish-deputeti për Syri.net: Në bisedime Opozita e bashkuar me Partinë Socialiste, por jo Rama kryeministër

Ish-deputeti për Syri.net: Në bisedime Opozita e bashkuar me Partinë Socialiste, por jo Rama kryeministër

16:48, 22/05/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi, ka treguar edhe në studion e syri.net, edhe se si do të ulen palët në bisedime në rast negociatash, ku kërkesa e prerë dhe e panegociueshme e Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar është pa Edi Ramën kryeministër.

‘Vendimi që mori Partia Demokratike nuk është vendimi që të mbizotëronin ‘skifterat’ mbi ‘pëllumbat’

Ishtë vendimi i një opozite e cila nuk mund të rrinte  dhe të bëhej fasadë e Edi Ramës në Parlament

Po. Ne jemi për rrugën e arsyeshme. Cfarë bëmë në para se të digjnim mandatet,

A bojkotuam parlamentin? Ky ishte paralajmërim. Nuk pati asnjë reagim nga Rama.

Ky vend është larg normalitetit. Propozuam dy nisma të rëndësishme për Vettingun politik dhe koncesionet dhe nuk patën asnjë reagim.

Nuk është çështja se na fton Presidenti Presidenti nuk ka autoritet kushtetues për të zgjidhur krizën.

Ne kërkuam për dekriminalizmin zgjidhjen brenda sistemit. Deshëm ta zgjidhnim me z. Rama.

Pastaj ndodhi kanabizimi. Ku zgjedhjet u bënë në një një parcelë të madhe me drogë.

Në me të drejtë i thamë që nuk futemi në zgjedhje. Dëgjuam ndërkombtarët u futëm në zgjedhje me Edi Ramën

Nëse Edi Rama do sillej në mënyrë të përgjegjshme këto dy vite nuk do kishim marrë këtë hap.

Prapë do hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën që të kthehemi në statistikë zgjedhore.

Në tryezë do ketë dy palë. Do jetë Opozita e Bashkuar dhe nuk do jetë Lulzim Basha dhe Edi Rama.

Patjetër Partia Socialiste do jetë me përfaqësuesit e saj. Do të sjellë Edi Ramën, por këtë nuk e përcaktojmë ne. Por ai nuk mund të vijë si kryeministër në bisedime.”, tha Bumçi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco