Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

‘Mos komentoni Borchard’, Bardhi: Betejën e kemi me Ramën dhe bandën në pushtet

‘Mos komentoni Borchard’, Bardhi: Betejën e kemi me Ramën dhe bandën në pushtet

14:49, 22/05/2019
A+ Aa A-

Zbulohet porosia e numrit 2 të PD për të mos komentuar deklaratat e ambasadorit të OSBE. “Betejën e kemi me Ramën, jo me Borchard apo Spiropalin”.

Zakonisht, politikanët kryesorë në vend i shmangin komentet për deklaratat e organizatave apo përfaqësuesve të huaj në lidhje me situatën politike.

Nga ky rregull nuk bën përjashtim as PD, por, së fundmi, forca kryesore e opozitës, mesa duket, është angazhuar të mos përfshihet në asnjë debat, që mund të lexohet si sulm ndaj përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare apo përfaqësive diplomatike.

Sekretari i Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi është kujdesur personalisht që ta shpërndajë tek forumet politike të PD një mesazh, që synon moskomentimin nga ana e demokratëve të deklaratave të ambasadorit Borchard.

Bardhi thekson se opozita nuk e ka betejën as me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, as me zëdhënësen e qeverisë. Media ka siguruar këtë mesazh te ciklin po e sjellim të plotë porosinë e  Sekretarit të Përgjithshëm të PD për deputetët që kanë dorëzuar mandatin dhe anëtarët e Kryesisë së PD.

“Asnjë koment për deklaratat e Borchard. Është diversion i pastër për të hequr vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchard, as me Spiropalin, por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet. Ju përshëndes”.

Me këtë mesazh, numri 2 i PD-së, mesa duket, po kujdeset posaçërisht për të shmnagur sulmet ndaj ambsadorit të OSBE-së, pavarësisht se qendrimi i tij vlerësohet nga mbështetësit e opozitës si i njëanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu22/05/2019 17:51

Po Bochard esht nje zgjeps e legen dhe nuk mundet njeri tna ndaloj lirin e fjales se beri dor as Enveri ???????? dhe Sa per ta komentuar ish deputetet duet te ken integritetin e tyre se sjan dele ne qafen e Ceraves

Korabi22/05/2019 16:49

Mire e ke z.Bardh.Nuk duhet komentuar se sic ka ardhur koha mune te denojn .Nje te aferm timin e denuan me 8 vjet burg ne vitin 1957 se foli kunder Hrushovit.U lirue ne vitin 1967 dhe tha ky Mao Ce Duni qenka ma mute se Hrushovi ,u denua dhe 8 vjete te tjera.Dje me tha ky Borchard qenka ma mut se Hrusheve e se Maoja.Une i thashe paske per ti henger edhe 8 vjet tejer.

shqiptar22/05/2019 15:46

Është në të drejtën e z.Bardhi si sekretar i përgjithshëm i PD, që këtë porosi tu a japë forumeve të partisë së tij, si një kujdes për të mos e larguar vëmëndjen nga më kryesorja, shporjen nga kryeministria të Ramës, shkaktar i gjithë skandaleve të këtyre 6 viteve të fundit. Por as mediat e as qytetarët e cilitdo krah politik, nuk ka sepse të heshtin kur e dëgjojnë zotërinë të flasë me gjuhën e Ramës.

Shto koment

Denonco