Zëri i Amerikës jehonë shqetësimit të presidentit Meta: Pse jemi pa Gjykatë Kushtetuese?!

Zëri i Amerikës jehonë shqetësimit të presidentit Meta: Pse jemi pa Gjykatë Kushtetuese?!

14:42, 22/05/2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, foli sot me shqetësim për vonesat në reformimin e sistemit gjyqësor dhe mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese për shkak të saj.

“Në korrik mbushen 3 vjet që u miratua me konsensus maksimal reforma në drejtësi. Ende edhe sot rezultatet nuk po duken. Kam kërkuar nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, që vlerësojnë ecurinë e reformës në sistemin gjyqësor. Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej disa kohësh kur ajo nuk duhej të heshtte asnjë ditë” - tha Presidenti Meta.

Zoti Meta i bëri këto komente gjatë një fjalimi në një konferencë të Qendrës George Marshall mbi sigurinë rajonale, ku vuri në dyshim suksesin e reformës në drejtësi.

“Kemi krizë serioze në Shqipëri të cilës nuk mund t’i shmangemi. Pasi vendi pësoi trazirat e ‘97 për fat të keq, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme, me ndihmën e ekspertëve më të mirë të Komisionit të Venecias edhe me kontributin e shumë personaliteteve në këtë vend. sepse u nxor mësim nga 97. U bë një kushtetutë për të parandaluar një 97, pra për të menaxhuar kriza të cilat mund të dalin jashtë kontrollit dhe një rrëshqitje të demokracisë drejt humnerës dhe anarkisë” - tha zoti Meta.

Ai theksoi se në 2008 për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrifica ia hoqën të gjitha vidat, kontroll, balancë, llogaridhënie dhe bendi kaloi kaluam nga një sistem parlamentar në një sistem të mbyllur partiak, ndaj parlamenti nuk është funksional sepse dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet e tyre, por ka qenë jo funksional edhe kur kanë qenë ata.

“Ne flasim për sukseset e reformës në drejtësi. Po bën 3 vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi dhe mund t’ju them që po të ishte vërtet një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presione, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëherë nuk ka një reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapjen e institucioneve” - tha zoti Meta.

Ai shtoi se kërkoi angazhimin e delegacionit të BE dhe Euralius, ftoi të gjithë aktorët, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e komisionit të ligjeve që të unifikojnë në një qëndrim të përbashkët, por ditën e fundit Euralius-i i çon përgjigje zyrës së Presidentit që në takim nuk vinte dot sepse “ne jemi mision teknik”.

“Kjo do të thotë që kanë marrë porosi politike. Unë nuk e di dhe sot nga kush u mor ajo porosi politike. Të kërkon Presidenti i Republikës, ta kërkon zyrtarisht për të mirën e përbashkët dhe një reformë që e kemi bërë të gjithë bashkë, ku do të diskutohet me të gjithë institucionet. Bëhet fjalë për gjërat e rëndësishme të një vendi. Kushtetutën e një vendi, për Gjykatën Kushtetuese, Inspektorin e Përgjithshëm që është aq i rëndësishëm sipas kësaj reforme. Ky EURALIUS si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komsionit të Ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo nuk mund të jetë drejtësi evropiane, në rast se nuk e shikojmë dhe nuk e vlerësojmë. Kjo nuk do të luftojë më shumë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të garantojë të drejtat e njeriut” - tha Presidenti Meta.

Ai theksoi se reforma në drejtësi do të jetë e suksesshme kur në Shqipëri të ketë më shumë investime amerikane, gjermane, britanike dhe nga vendet më të zhvilluara, bizneset e të cilave kanë kriter kryesor sistemin e drejtësisë dhe gjykatave./Marrë nga VOA

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo22/05/2019 18:52

Ne Shqiperi te insitucionet nderkombetare jane bere violine qeverise dhe kjo te ben te mendosh se çfare qellimi kane?

Luan mullai22/05/2019 18:48

Ç'mendim ka zeri amerikes per hajdutet e gjykates kushtetuese, ne amerike çfare do ndodhte qe nje anetar i gjykates kushtetuese te dilte me prona te pa Lang justifikuara

Shto koment

Denonco