Kur flet Shkollëpaku për shëndetësinë të gjithë qeshin!

Kur flet Shkollëpaku për shëndetësinë të gjithë qeshin!

12:32, 22/05/2019
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Kur flet Shkollëpaku për shëndetësinë të gjithë qeshin!!

Sot shkollëpaku në kuturisjen e tij të çartur të radhës u shfaq të fliste prap për shendetësinë.

Sa herë që ky flet për shendetësinë të gjithë vetëm qeshin, disa me zë të fortë, disa me zë të ulët, disa me një buzëqeshje të brendëshme, por ama të gjithë qeshin dhe shumë bile.

Sot shkollëpaku me sebepin e e-learning keputi folklor analfabetësh sa mundi.

Tha qe po lufton hilet e mjekëve në edukimin në vazhdim, mirë që nuk tha do ti fusim në burg ata mjekë, që nuk përmbushin edukimin në vazhdim.

Na tha shkollëpaku, qe kjo mjekësia e tij s'ka të krahasuar me atë të 5 - 6 vjet përpara.

Por meqë të tijtë e tallin si gjithmonë dhe ky përsërit si papagall çfarë i shkruajnë, hajt ti kujtojmë ca gjera.
Se është turp i madh që Shqipëria të ketë një elifmatrak të tillë në krye të qeverisë, që vetëm gënjen dhe këput broçkulla për shëndetësinë.

Shkollëpak:

Së pari: Edukimi në vazhdim u ideua dhe filloi të funksionoje që në vitin 2008 dhe që në gusht 2010 ishte funksionues: "Plani kombëtar dhe planifikimi individual i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë”.

Se dyti edukimi në vazhdim nuk është thjesht një detyrim, por shumë më shumë se kaq ai është frymë tëresore sistemike për t'ju rikthyer fort dijes mjeksore në të gjitha format e përvehtësimit të saj.

Se treti E- learning është vetëm një prej instrumenteve, ndërsa puna individuale dhe ajo kërkimore shkencore është një botë kaq e madhe dhe e larmishme dhe me kaq shumë forma, sa që ulëritja analfabete e kryeministrit për vetëm njëren prej tyre, e bën të duket si indianet e amerikës, që habiteshin dhe shkembenin një copë xhami me flori.

Së katerti: e- learning nuk është xhandari i sistemit të edukimit në vazhdim, por është e përsëris një instrument në funksion të sistemit.

Së pesti: shkollëpaku foli edhe gjoja për botime gjithëfarësh të mjekëve, që sipas tij nuk kanë vlerë dhe që janë kot.Ky analfabet nuk e di që çdo revistë mjekësore ka rankimin e saj pra vlerën e vet në graduatorin shkencor të vlerës.
Pra vlerën e një botimi nuk e cakton shkollëpaku në Shqipëri dhe qeveria e tij, por standarti botëror i njejtë dhe i barabartë për të gjithë.

Së gjashti: me që ky permend telemjeksinë si vepër të tij. 
Telemjeksia është një projekt kombëtar i inaguruar që në shtator 2011 me mbeshtetjen e financimin e SHBA nëpërmjet USAID dhe nuk është bërë nga ky shkollëpak.

Se fundi:
për shkollëpakun shëndetësia është një hiçgje, pa vlerë dhe pa rëndësi aq sa edhe e katandisi nga nje Ministri e plotë dhe funksionuese në një kat mizerabel brenda Ministrisë së Punës.

Kaq për sot shkollepak, se edhe kaq veshtirë se i kupton ti.

P.S. shkollëpak ke edhe me foto VKM e 2008 për ngritjen e Edukimit në Vazhdim dhe foton e Inaugurimit të Telemjeksisë.

Të tallin... je nja 10 vjet prapa...

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco