VIDEO/ Palushi: Rasti austriak dhe qasja shqiptare ndaj skandaleve

VIDEO/ Palushi: Rasti austriak dhe qasja shqiptare ndaj skandaleve

11:23, 22/05/2019
A+ Aa A-

Kryeredaktori i gazetës Mapo, Enton Palushi, i ftuar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, komentoi një shkrim të publikuar në gazetën Mapo për skandalin e shpërthyer në Austri dhe mësimet që mund të nxirren nga politika dhe media shqiptare.

Palushi tha se ndërsa austriakët po na marrin shembull për keq, ne po përpiqemi që t’i marrim shembull për mirë. Ai iu referua disa mediave austriake ku thuhet se skandali në fjalë po bën që Austria të duket më keq se Shqipëria.

Por përse po shërben Shqipëria si etalon i së keqes?

Sipas kryeredaktorit të Mapos, shkaqet duhen kërkuar tek mënyra se si i qasemi skandaleve. Sipas tij, një qeverisje normale largohet nga pushteti sapo i shpërthen një skandal për të mos e dëmtuar më tej demokracinë dhe për të mos e dërguar vendin në kriza politike.

‘Në majë të mënyrës se si vlerësohet qeverisja e një vendi, janë skandalet,’ tha ai, duke sjellë rastin e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, apo edhe dosjet e përgjimeve për blerjen e votave.

‘Në rast se një skandal pranohet në jetën politike, atëherë nis deformimi i demokracisë,’ tha Palushi.

Palushi përmendi edhe rastin kur komedianët bëhen pjesë aktive e jetës politike në një vend, jo vetëm me batuta, por edhe më shumë se kaq, siç tregon rasti i Austrisë, kur spekulohet se një komedian gjerman mund të ketë gisht në këtë histori.

Në fund, Palushi paralajmëroi se populizmi, sado joshës në dukje, është një ideologji e provuar si e dështuar kur vjen në pushtet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco