Ndërkombëtarët kanë dosjen me përgjime për Ballën dhe Gjiknurin

Ndërkombëtarët kanë dosjen me përgjime për Ballën dhe Gjiknurin

10:35, 22/05/2019
A+ Aa A-

Pas publikimit nga gazeta gjermane ‘Bild’ të një pasazhi nga dosja e cila përmban përgjimet për masakrën elektorale, ku del kryeministri Edi Rama duke biseduar me kryetarin e shtabit elektoral dhe të një KZAZ-je pas ‘punës së kryer’ me votat e mbledhura, duket se në ‘tavën’ e ndërkombëtarëve janë edhe 2 figura të tjera të larta të Rilindjes.

Përgjimin e publikuar nga gazeta më e madhe në Gjermani, Edi Rama, edhe pas kaq ditësh ende nuk e ka komentuar dhe as e ka përgënjeshtruar.

Por tashmë bëhet fjalë për dy nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, të cilët janë marrë drejtpërdrejt me çështjet e zgjedhjeve, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri.

Ky i fundit pasi u largua si ministër pas skandalit të Unazës së Re, edhe pse ishte përfolur shumë se rezulton në eksperimentin e vjedhjes dhe blerjes masive të votave në Dibër, u gradua në parti  krye të çështjeve zgjedhore.

Balla dhe Gjiknuri rezultojnë të kopsitur në shumë përgjime, por më i rëndi është ai kur ju bëjnë presion 4 anëtarëve të KQZ, për të marrë një vendim të jashtëligjshëm zgjedhor dhe kushtetues.

Tabulatet e tyre tashmë janë në edhe në duart e ndërkombëtarëve, deklaroi me bindje ditën e djeshme nga Berati kreu i opozitës Lulzim Basha.

‘Po po! Taulant Balla, Damian Gjiknuri, tabulatet tuaja janë depozituar tashmë tek partnerët ndërkombëtarë, teksa u bëni presion 4 anëtarëve të KQZ-së që të marrin një vendim të paligjshëm për të eliminuar anëtarët e opozitës nga KZAZ-të, për të kryer një tjetër krim kushtetues. Mendoni se nuk ju sheh njeri?

E keni gabim! Mendoni se shkatërruat Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kapët Prokurorinë? E keni gabim! Sytë e opozitës, sytë e shqiptarëve, sytë e partnerëve tanë euroatlantikë po ju vëzhgojnë çdo minutë! Ju, o sejmenë të Edi Ramës, nuk keni asnjë shans!’, lëshoi dje Basha deklaratën e fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi22/05/2019 11:22

Nese politika ngele ne dore te artistit, do te jete nje abstraksion qe vetem ai do e kuptoje, dhe sado qe ne te tjeret perpiqemi e te japim mendimin tone se cfare shohim, ky mendim Do te jete I gabuar dhe jo ajo cfare piktori ka ne mendje. “Një popull kaq i vogël me kaq shumë rrugaça”. Tung

Shto koment

Denonco