Përvjetori i revoltës së Spaçit, Pampuri: Të mos lejojmë bijtë e etërve të na privojnë nga demokracia

Përvjetori i revoltës së Spaçit, Pampuri: Të mos lejojmë bijtë e etërve të na privojnë nga demokracia

08:51, 22/05/2019

Në përvjetorin e 46 të revoltës së Spaçit ish deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri shkruan se “sot më shumë se kurrë, ajo frymë na fton të mos lejojmë asnjë tentative të bijëve të etërve të përsërisin historinë, të mos lejojmë të na privojnë lirinë e të drejtën për të jetuar në demokraci”.

“Vuajtja e gjyshërve tanë le të kthehet në forcë për të gjithë në për t'i larguar me rrënjë komunistët, neobllokmenët e salloneve, ose oligarkët e Edi Ramës, njerit prej pinjollëve të komunizmit”, shkruan Pampuri në një postim në facebook.

Ja postimi i saj i plotë:

Sot përkujtojme me nderim e përulje, 46 vjetorin e revoltës së Spaçit kundër diktaturës, ku për herë të parë u dëgjuan thirrjet Enver Hitler, e u ngrit flamuri Shqiptar pa yll, edhe pse u vranë 4 përsona dhe qindra të tjerë u ridënuan, ajo shtresë fisnike kurrë nuk u përul përballë komunistëve.

Sot më shumë se kurrë, ajo frymë na fton të mos lejojmë asnjë tentative të bijve të etërve të përsërisin historinë, të mos lejojmë të na privojnë lirinë e të drejtën për të jetuar në demokraci.

Të reflektojmë e të ngrihemi pa kthim pas deri në largimin e klikës komuniste në pushtet. Respekt e nderime për mijëra të burgosur, pushkatuar e internuar.
Vuajtja e gjyshërve tanë le të kthehet në forcë për të gjithë në për t'i larguar me rrënjë komunistët, neobllokmenët e salloneve, ose oligarkët e Edi Ramës, njerit prej pinjollëve të komunizmit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco