Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Geri Ballo, një zë i komunitetit shqiptar në Itali, kandidate në Parlamentin Europian

Geri Ballo, një zë i komunitetit shqiptar në Itali, kandidate në Parlamentin Europian

20:36, 21/05/2019
A+ Aa A-

Fushata për zgjedhjet europiane tashmë është zyrtarizuar në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë, Itali. Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse lidhen drejtëpërdrejtë me të ardhmen e Europës siç e njohim dhe për rrjedhojë edhe të shqiptarëve kudo që ndodhen.

Kolegji zgjedhor i Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë ka ndër emrat në listë atë të një Italo-shqiptareje: Gerarta Ballo. Ajo kandidon si e pavarur në listën e PD-së, partia e qendrës së majtë italiane.

Gerarta Ballo, apo Geri, siç e thërrasin miqtë, ka nisur jetën e saj në itali në moshën 11 vjeçe dhe ka qenë gjithmonë aktive ndër vite dhe një zë i rëndësishëm i komunitetit shqiptar të Italisë.

Ka kryer studimet në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Torino dhe ka punuar si gazetare, duke themeluar njëkohësisht disa shoqata të cilat lidhen ngushtë me aktivitetin e saj për të rinjtë, emigrantët dhe gjeneratat e dyta. Në këtë qytet pothuajse 10 vjet më parë drejtonte emisionin radiofonik ‘Shqip in Torino’.

Pikë referimi për diasporën e hershme të arbëreshëve dhe atë të re shqiptaro-italiane, Gerarta nuk u shkëput nga Shqipëria. Përkundrazi, eksperienca e punës më e fundit është në diplomacinë shqiptare, ku punoi për dy mandate në Ambasadën e Shqipërisë në Romë.

Gerarta gëzon respektin dhe mbështetjen e arbëreshëve, nga ku ka marrë edhe vlerësime të rëndësishme siç është titulli Qytetare Nderi e Lungro-s, bashki arbëreshe e Kalabrisë ku ndodhet selia e Ipeshkvisë së ritit bizantin.

Mbështje të madhe ka marrë nga miq të shumtë italianë, por edhe nga komuniteti shqiptar në Itali që po vjen duke u shtuar ora orës.

Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit dhe e realitetit kompleks të gjeneratave të dyta në Europë, Gerarta do të jetë një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në Itali, por edhe për politikat e zhvillimit të kolegjit zgjedhor të Italisë së Jugut, ku edhe është kandidate.

Geri Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali.

Rajonet italiane ku mund të votohet për Geri Ballon janë: Abruzzo, Basilicata, Calabria, Campania, Molise, Puglia

Pra çdo shqiptar që jeton në qytete si Bari, Brindisi, Lecce, Pescara, Cosenza dhe shumë të tjera, mund të votojë për Geri Ballon.

Shqiptarët që nuk kanë shtetësinë italiane mund të bindin miqtë e tyre italianë të votojnë për të. Duhet shkruar mbiemri, Ballo, në krah të simbolit Partito Democratico (PD).

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco