Basha: Do anullohen kontratat me oligarkët, do rrisim rrogat dhe do ulim taksat ...

Basha: Do anullohen kontratat me oligarkët, do rrisim rrogat dhe do ulim taksat ...

20:17, 21/05/2019
A+ Aa A-

Udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha premtoi gjatë një takimi në Berat se PD, menjëherë pas rikthimit në qeverisje, do të miratojë platformën më të mirë ekonomike.

Basha tha se “ Do u kthejmë shqiptarëve qindra miliona euro duke anulluar kontratat e oligarkëve, që do të kthehen në rritje rroge dhe pensionesh, do të nxisim investimet, do të ulim çmimin e naftës të taksës Rama me 300 lekë, do të ulim çmimin e energjisë”.

Basha theksoi se “në 3 muaj është zgjuar bota perëndimore dhe i ka parë të vërtetën e Shqipërisë, të një populli europian, një populli euroatlantik që nuk do ta pranojë kurrë duvakun oriental të një despoti si Edi Rama”.
 
Pjesë nga fjala e z. Basha  

Asgjë nuk na tremb, nuk na ndal sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë, sepse ne luftojmë për ti kthyer Shqipërisë Parlamentin e marrë peng nga krimi, ne luftojmë qe ti kthejmë Shqipërinë votën e lirë, në luftojmë që nesër parlamenti të mos jetë peng i trafikantëve.
Do të nisë menjëherë çmontimi i strukturave kriminale, do të nisë një konsultim kombëtar, për të balancuar pushtetet, për tu kthyer qytetarëve të drejtën për të vendosur me referendum, por kushtet për një reformë të tillë do të vendosen pasi të kemi ndaluar tentativën për grusht shteti dhe të kemi ndaluar sëmundjen më të keqe në këto 29 vite, Edi Ramën dhe skuadrën e tij kriminale. Ndaj për këtë betejë ia vlen çdo sakrificë.

Nuk do të humbë Shqipëria e sakrificës, Shqipëria që do të miratojë platformën më të mirë ekonomike, ndaj demokratët kanë zgjidhje për studentët, për fermerët, për të rinjtë. Do i kthejmë shqiptarëve qindra miliona euro duke anulluar kontratat e oligarkëve, që do të kthehen në rritje rroge dhe pensionesh, do të nxisim investimet. Do të ulim çmimin e naftës të taksës Rama me 300 lekë. Do të ulim çmimin e energjisë. Kjo është detyra jonë në fushatë elektorale. Por fushatë elektorale me kriminelët që janë ulur në sofër, nuk do të ketë. Në 3 muaj është zgjuar bota perëndimore dhe i ka parë të vërtetën e Shqipërisë, të një populli europian, një populli euroatlantik që nuk do ta pranojë kurrë duvakun oriental të një despoti si Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mehmet Ismaili21/05/2019 22:05

Zoti Basha boten Perendimore ju e zgjuat populli I pakenaqur demostratat e njepasnjeshme te cilat nuk duhet pushuar deri ne largim te kesaj Qeverie korruptive dhe shum te dyshimt ndaj interesave kombetare.Te perrndimit ishin brainwashed from this government po flinin gjume MOS harro kete por you liderat e Opozites bete punen me kembengulje e zgjuat perendimn per ti treguar gjendjen e shqiptareve nen sundimin e kesaj Qeverie.

Shto koment

Denonco