Përplasja ekonomike/ Kosova kërcënon Shqipërinë me taksën '100 %'

Përplasja ekonomike/ Kosova kërcënon Shqipërinë me taksën '100 %'

16:47, 21/05/2019
A+ Aa A-

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, ka zbardhur detaje të forta nga përplasja e sotme në Forumin Ekonomik Mbarëshqiptar, midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku Shqipëria sipas palës kosovare është vendi numër 2 pas Serbisë përsa i përket barrierave financiare që vendos ndaj mallrave kosovare.

Sipas Jakas, qeveria kosovare i ka bërë një paralajmërim të fortë sot qeverisë shqiptare, ku i ka thënë se nese nuk shikon barrierat e vendosura për disa produkte atëherë brenda dy muajsh do të përballet me reciprocitet nga pala kosovare,

“A e dini që Shqipëria rendita e dyta pas Serbisë për barrierat që vendos ndaj mallrave të Kosovës. Madje sot Ministri kosovar tha se ka ndërhyë në sondazhe pasi Shqipëria ishte kokë më kokë me Serbinë përsa i përket barrierës ndaj mallrave të Kosovës.

Këtu në Shqipëri nuk ka asgjë tjetër vetëm se folklorizëm dhe spektakël ndaj Kosovë.

Ministri Limaj shpalosi qartë sot një platfpormë, madje bëri edhe një sfidë “më gjeni një barrierë që Kosova bën ndaj prodhimeve shqiptare dhe ne e heqim menjëherë.”

Dhe këtu hyn edhe historia e barrierave të vendosura ndaj miellit që vjen nga Kosova.

Nuk mund ta godasësh një produkt pa ekspertizë dhe të bindemi që kjo është e drejta që kjo dëmton një target të sipërmarrësve.

Sot ministri i Indusitrsë së Kosovës tha se: ‘Nëse Shqipëria për një periudhë dy mujore, ne do jemi me reciprocitet për mallrat që vijnë nga Shqipëria në Kosovë, Dhe këtu bëhet fjalë për miellin, pataten dhe birrën. Janë tre produkte ku Qeveria e Kosovës insiston fort dhe që kërcënon se do të  kalojn në reciprocitet.”, tha Jaka.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti21/05/2019 19:40

Turp per politiken Shqiptare qenuk heq barrierat, jemi nje komb plera hapni kufirin ndershqiptar. Respekt per Ramushin(vetem nje difekt ka qe mban miqesi me Ilir floririn) Tung

Maloku21/05/2019 18:22

Ketyreve qe shajne maloke gjithe diten takse 700%, serbeve hiqjani taksen , sepse jane me te mire se komunistet toske jugore. Me i mire nje serb se sa nje komunist tosk.

Nccnc 21/05/2019 17:48

As mos u mendoni dy here. Na vini taksen per mallrat si ia keni vene Serbise. Ta marrim mire vesh ne shqiptaret se nuk mund tu veme kosovareve takse per Rrugen e Kombit. Bravo Haradknaj qe po i rreziston presionit.

Shto koment

Denonco