Kreu i Dhomës së Tregtisë në SYRI.net: Kriza politike, sipërmarrësit po shikojnë mundësinë të ikin

Kreu i Dhomës së Tregtisë në SYRI.net: Kriza politike, sipërmarrësit po shikojnë mundësinë të ikin

16:21, 21/05/2019
A+ Aa A-

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, në një intervistë për Syri.net, ka folur edhe për situatën e fundit të biznesit që lidhet me shqetësimin që vjen si pasojë e krizës politike që ka përfshirë vendin.

Për Jakan sipërmarrja ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të krizës politike që ka përfshirë vendin, dhe shumë sipërmarrë po shikojnë mundësinë ti transferojnë sipërmarrjet jashtë vendit.

‘Unë doja të thoja që Shqipëria ka një demokraci shumë të brishtë që nuk krijoi asnjëherë institucione, që të mos besojnë të imazhet por te institucionet.

Në Serbi funksionojnë sistemet e ngritura të ligjit dhe ligjshmëria. Një investor në Serbi nuk ka shans ti prishet investimi nga deklratatat e klasës spolitike.

Ky është problem kulturor i klasës politike në Shqipëri/

Në Serbi nuk ka çudira që me një vendim ministri të të merret investimi; nuk ka çudira që me një vendim gjykate të të merret prona.

Prandaj ne jemi kartolinë, se ne na mungon sistemi.

Ekonomia jonë është aq e brishtë sa thyhet në mes kur del dikush që bën një etiketim që i quan oligarkë.

Realisht dje kemi kërkuar të kthehet stabiliteti politik dhe kthimi i ligjit.

Ne  mënyrë që të zbatohet konkurueshmëria dhe klima e të bërit biznes në Shqipëri.

Është rritur frika te sipërmarrësit

Ka edhe sipërmarrës që po shikojnë mundësinë relae për të investuar në një vend tjetër.

Kjo do të thotë që ka humbur shpresa, dhe konkurueshëmria për të bërë biznes.”, tha Jaka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t21/05/2019 18:29

Kete kameleon gjetet per te dhene mendime per ekonomine,eshte njelloj si ai Bregasi

Shto koment

Denonco