Tesi Basho, i shumëkërkuari që bëri dasmën nën mbrojtjen e Policisë, i dënuar përjetë në Itali!

Tesi Basho, i shumëkërkuari që bëri dasmën nën mbrojtjen e Policisë, i dënuar përjetë në Itali!

14:02, 21/05/2019
A+ Aa A-

Një tjetër denocim i fortë është bërë sot nga punonjës të Policisë së Vlorës, për një person të rrezikshëm të dënuar përjetë në Itali,l i cili gëzon jetën në Vlorë dhe madje edhe sapo u martua nën mbrojtjen e Policisë. Bëhet fjalë për Tesilvano Bashon.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e qytetarit anonim, i dyti për personin në fjalë këto dy ditë, më këtë shënim: “Tesi Basho, i shumëkërkuari që bëri dasmën në mbrojtjen e Policisë, është i dënuar përjetë për vrasjen e dy italianëve! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

Doktor.

Lidhur me mesazhin tuaj të djeshëm desha të shtoj se Tesi Basho, që u martua dhe bëri dasëm nën mbrojtjen e Policisë, është arratisur nga burgu në Itali.

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy italianëve, shëtit i lirë nëpër Vlorë.

Në Selenicë, bashkë me Robi Llanaj, ka ngritur perandorinë e krimit të gjithë Vlorës.

Policia në Selenicë është e terrorizuar nga banda, që ka kontroll në të gjithë zonën. Askush s’flet.

Grabitjet pasojnë njëra-tjetrën.  Drejtoria e Policisë së Vlorës ka dijeni për këtë situatë, por askush nuk vepron. Terror ditën dhe natën në të gjithë Selenicën.

Mesazhi i djeshëm publikuar po nga Berisha: I shumëkërkuari bën dasëm nën mbrojtjen e narkopolicisë!

Përshëndetje zoti Sali.

Jam një efektiv dhe denoncoj rastin më të freskët që këtë shtet e ka marrë lumi.

I shumëkërkuari për vrasje dhe trafik narkotikësh, Tesilvano Basho, sot bën ceremoninë e martesës i mbështetur nga shumë kriminelë të tjerë që kanë terrorizuar rrugët e Selenicës dhe fahatrat përreth.

Kam informacion se dasma organizohet sot rreth orës 21 në mbrëmje; të ftuar janë të afërm të vajzës dhe të familjes së tij si dhe shumë kriminelë të tjerë si Llanajt dhe shokë të tjerë të shumtë me precedentë kriminalë .

Ky është shteti ynë i nderuar, një shtet i pasigurt 100%, ku kriminelët dhe ata që janë në kërkim mund edhe të martohen shumë thjesht si njerëz normal.

Faleminderit i nderuar.

Dasma organizohet 50 metra larg nga stacioni i Policisë.Informacion 100% i sigurt.

Respekt për ty Doktor.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist21/05/2019 15:20

Prandaj,fajin gjithmone e ka Saliu,sepsedenoncon krimin ,veglat e tyre dhe mbrojtesit e krimit.I denuar per rjete ne Itali dhe nuk extradohet atje ta kryej denimin,ndersa te tjeret qe i prishin pune rilindjes,,si ata te grupit te Habilajve e te tahirit,i sordisin,brenda nates,bile edhe ne kundershtim me ligjet shqiptare.Dhe prokuroret,rrijne e veshtrojne.....

Ardi21/05/2019 14:58

Vlersim per popullin qe dhe ne dite te veshtira po denoncon skandalet e tmerreshme te qeverise dhe policise se droges! Dyshja Rama dhe Ardi droga turpe te Shqiperise

Shto koment

Denonco