Vendimet e paligjshme të KQZ, Vasili: Eshtë kthyer në zyrë militantësh

Vendimet e paligjshme të KQZ, Vasili: Eshtë kthyer në zyrë militantësh

11:54, 21/05/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook, kundër vendimeve të marra së fundmi nga Kmisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

“Disa vendime të saj të paligjshme janë aq të trasha në militantizmin e tyre sa që janë njëherazi edhe tragjike por edhe komike”, shkruan ish deputeti i LSI.

Ja postimi i plotë i tij:

Edhe një herë për KQZ si ricikluese e antiligjit !!!

Pak ditë më parë KRIIK(Koalicioni për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara) me një deklaratë shumë të qartë ka evidentuar shkeljet flagrante të ligjit.

E ka bërë këtë me fakte dhe me argumentim ligjor shterrues.

Kjo deklaratë ishte një tërheqje vemendjeje shumë e fortë për KQZ dhe raportin e saj me ligjin.

Por KQZ megjithë këtë deklaratë e konstatime objektive të një organizate joqeveritare si KRIIKZ po vazhdon me "vendosmeri"në rrugën e shkeljes së ligjit dhe në shërbim të rilindjes.

Disa vendime të saj të paligjshme janë aq të trasha në militantizmin e tyre sa që janë njëherazi edhe tragjike por edhe komike.

Por ajo, që nuk leviz është se përgjegjësia që bie mbi ata që marin vendime të tilla është individuale dhe nuk mund të çlirohen prej kesaj përgjegjësie të rëndë me asnjë alibi apo mbulim politik.

Përgjegjësia e shkatërrimit ligjor të zgjedhjeve bie mbi ta.

Për transparencë po ju sjell edhe një herë deklaratën dhe konstatimet e KRIIK dhe kushdo e kupton qartë se ku gjendet KQZ dhe ku gjendet Kodi Zgjedhor.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco