Rama kërcënoi me heqje vizash me SHBA-në, ish-deputeti; Kryeministri ynë i vetmi në botë që flet në emër të Amerikës

Rama kërcënoi me heqje vizash me SHBA-në, ish-deputeti; Kryeministri ynë i vetmi në botë që flet në emër të Amerikës

22:57, 20/05/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka komentuar nga studio e Ora News, deklaratën qesharake të Ramës që ka paralajmëruar se kush cënon zgjedhjet nuk do të mund të shkelë në BE dhe SHBA.

Për ish-deputeti Strazimiri thotë se Kryeministri jonë është i vetmi në botë që flet në emër të SHBA-së.

‘Ka folur në emër të euroatlantikëve? Kur vjen fundi  gjithmonë bëhen qesharakë. Ua tha se nuk e ka nga xhepi i tij? Unë di që në emër të SHBA-ve nuk flet asnjë Kryeministër i botës, ky i joni fliska.

I ftuar në RTV Ora, Strazimiri tha se zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë dhe se do ti pengojnë me të gjitha mënyrat.

‘Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri në këtë vend të dënojnë edhe me burgim të përjetshëm apo të nxjerr të pafajshëm , apo nuk të merr fare në pyetje si Niçen dhe Gjushin. Këtë do ta ndryshojmë. 30 qershor, farsa e këtij njeriu që flet në emër të SHBA, bën dhe zhbën procese gjyqësore, ky që dënon apo nxjerr të pafajshëm njerëz, ky nuk do ta ketë të gjatë. Ne jemi të vendosur të mos ketë më monizëm në këtë vend. E kemi provuar 46 vjet, nuk e hamë më. Do ti pengojmë në të gjitha mënyrat zgjedhjet që nuk janë demokratike.’

Për ndërkombëtarët që nuk mbështesin shkatërrimin e procesit zgjedhor, ai ka këtë koment:

‘Ne u themi se nuk do të ketë zgjedhje. Gazi lotsjellës është dhunë, turmat edhe mund të bëjnë dhunë, shteti jo kurrë, është i detyruar të zbatojë ligjin.’ tha Strazimiri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo21/05/2019 09:23

Edi rama ka hedhur kanditaturen per "president" ne SHBA.kjo do te ndodhe pas "zgjedhjes" se 30 Qershorit dhe do te futet ne amabasaden amerikane dhe do te iki bashke me LU per te bere "fushate" Kete i ka thene edhe vete TRUMP. HAJDE TI NA MESO PER DEMOKRACINE

Shto koment

Denonco