Avokati i njohur: Ja si Vangjush Dako kaloi 5 orë duke pirë kafe në Prokurori

Avokati i njohur: Ja si Vangjush Dako kaloi 5 orë duke pirë kafe në Prokurori

22:19, 20/05/2019
A+ Aa A-

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka dhënë detaje të rëndësishme nga thirrja e Vangjush Dakos në Prokurori, ku edhe ka bërë rrëfimin e fortë sipas të cilit Dako për 5 orë në Prokurori nuk ka bërë asgjë tjetër vetëm sa ka pirë kafe me prokurorin. Gjokutaj e bëri deklaratën në studion e emisionit ‘360 gradë’ në Ora Neës

‘Sesa të fajshëm apo të pafajshëm janë atë e zgjidh hetimi. Por ky hetim i ndërtuar në këtë formë është i ndikuar. Siç i dha mbrojtje Tahirit tek Opinion, vazhdon ti japë mbrojtje të gjithëve. Harrojeni se Rama do shesë një nga këta me të cilët ka punuar. Kjo është motamo një pluhur tjetër që i hedh syve  të opinionit për të treguar që Prokuroria funksionon. Nuk ka mundësi, këto dosje do hetohen kur të flitet për një proces elektoral të drejtë. Kur të ngrihen institucionet sipas ligjit dhe kur kryeministri të mos tallet me mediat. 5 orë Dako ka pirë kafe me prokurorët, se 3 rreshta janë ato. Tani ngrihet edhe një alibi tjetër, hetim për punësim të paligjshëm. Por ne nuk e kemi problemin tek punësimi i paligjshëm në një vend kur papunësia është në galop.”, tha Gjokutaj.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco