Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

'Nëse Rama 'e lëshon Dakon', ai e merr me vete'

'Nëse Rama 'e lëshon Dakon', ai e merr me vete'

22:11, 20/05/2019
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në emisionin "360 Gradë" në Ora News, është shprehur se, nëse kryeministri Edi Rama e lëshon kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon, ai e merr me vete.

“Mendoj se nuk ka fuqi ta lëshpjë Dakon, se nëse e lëshon do ta marri me vete Dako atë (Ramën). Nuk ka bërë Dako asgjë pa urdhërinë  Ramës. Nuk ka takuar asnjë njeri pa urdhërin e  tij. As nuk i ka premtua njeriu pa urdhërin e tij”, u shpreh kryetari i PAA-së.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u thirr para dy ditësh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku për 5 orë i është marrë një deklaratë në lidhje me çështjen “Vol-vo 4”.

Gjatë hetimeve të çështjes së bujshme, për të cilën janë arrestuar edhe dy ish-deputetë, dolën disa përgjime ku emri i kryebashkiakut Dako përmendej në afera për shitblerje votash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco