‘Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë’, ja çfarë thotë gazetari i ‘Bild’ për kërcënimet e qeverisë Rama

‘Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë’, ja çfarë thotë gazetari i ‘Bild’ për kërcënimet e qeverisë Rama

21:47, 20/05/2019
A+ Aa A-

Gazetari gjerman Peter Tiede shkroi pak ditë më parë në gazetën ‘Bild’ një artikull fshikullues ndaj qeverisë Rama me titullin “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë e gangsterë”.

Ku edhe mori shumë sulme nga zyrtarë pranë Ramës të cilët e quajnë artikullin e tij si të paguar nga opozita në Shqipëri.

Peter Tiede ka folur sonte për herë të parë për një media televizive shqiptare, ku gjatë një interviste për gazetarin Adi Krasta në emisionin “A shoë”, dha përgjigje nëse ka marrë kërcënime për shkrimin.

Adi Krasta: Qeveria shqiptare duket e shqetësuar nga artikulli juaj, a jeni kërcënuar?

Peter Tiede: Nuk është profesioni im që të merrem me politikanët. Unë kam shkruar shumë për vendet e Lindjes. Sigurisht që politikanët nuk janë të kënaqur, kur unë jam kritik. Por ka nga ata politikanë që kanë media në Shqipëri dhe thonë gjëra të tjera. Sa i takon lirisë së medias, Shqipëria ka probleme. Nuk mund të thonë dot që paguhem për artikuj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco