Shkrimi që tërboi Ramën/ Gazetari gjerman tregon të vërtetën e artikulli të 'Bild'

Shkrimi që tërboi Ramën/ Gazetari gjerman tregon të vërtetën e artikulli të 'Bild'

21:40, 20/05/2019
A+ Aa A-

Gazetari i gazetës më të madhe gjermane “Bild”,  Peter Tiede, në një lidhje direkte me emisionin “A-Show”, në News 24, ka folur rreth artikullit të shkruar nga ai vetë, ku flitej për lidhjet e forta të krimit me politikën shqiptare.

Ai është shprehur se ka investiguar vetë në Shqipëri, por pjesën më të madhe të informacionit rreth situatës aktuale ku ndodhet vendi e ka marrë nga policë që janë në azil politik.

Pyetja e parë: Ishit i vetëdijshëm që artikulli do të bënte zhurmë të madhe?

"Natyrsht që jo, ishte një artikull i vogël për raportet tona mediatike. Merrem me pjesën më të mëdha me dokumentarë. Ky artikull nuk ishte pjesë e një dokumentari".

Mundet ju të investigoni personalisht në Shqipëri?

"Kam qenë disa herë në Shqipëri. Kam qenë në Greqi dhe vende të tjera. Kam qenë një javë në Shqipëri, kam takuar njerëz më kanë dhënë informacion dhe më kanë dhënë përshtypje se çfarë ndodh në Shqipëri. Janë njerëz që nuk preferojnë të flasin në Shqipëri. Kryesisht janë disa policë që i kanë ikur burgimit apo arrestit, apo policë që kanë qenë në arrest shtëpie. Kanë kërkuar azil politik jashtë vendit dhe mbrohen. Ata flasin si për qeverinë si për opozitën".

Artikulli në fjalë u komentua gjatë në vendin tonë, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe eskponentë të tjerë të PS-së akuzuan gazetën dhe gazetarin si të paguar nga opozita...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco