Dhuna ndaj Sahit Dollapit/ Prokuroria merr në hetim 8 pjesëtarë të FNSH

Dhuna ndaj Sahit Dollapit/ Prokuroria merr në hetim 8 pjesëtarë të FNSH

21:07, 20/05/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim 8 punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Shkak për këtë hetim u bënë pamjet filmike të shfaqura në media mbrëmjen e 11 majit, në fund të protestës së thirrur nga opozita.

Sipas asaj që raporton A2 CNN, në procedimin penal të hapur nga Prokuroria e Tiranës, përshkruhet momenti i dhunimit të sekretari organizativ në Partinë Demokratike Sahit Dollapi.

“Nga këqyrja e pamjeve vihet re një person civil, i identifikuar si Sahit Dollapi, i cili komunikon me një punonjës policie dhe më tej shkëputet nga ai dhe fillon të vrapojë. Pasi bën disa metra me vrap, rrëzohet në rrugë. Më tej, vërehet se një grup punonjësish policie, të veshur me pajisjet mbrojtëse, afrohen me vrap drejt Sahit Dollapit, tashmë i rrëzuar dhe e godasin me shkop gome disa herë. Pas këtij momenti, Sahit Dollapi ngrihet në këmbë i shoqëruar me një grup prej 7-8 punonjës policie të repartit FNSH”, thuhet në relacionin e prokurorisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco