'Pema e lirisë duhet njomur prej gjakut të patriotëve e tiranëve'/ Ja mesazhi i Bashës nga Shkodra

'Pema e lirisë duhet njomur prej gjakut të patriotëve e tiranëve'/ Ja mesazhi i Bashës nga Shkodra

19:48, 20/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë ceremonisë së inagurimit të memorialit të viktimave të regjimist komunist, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh nga Shkodra se, ata nuk duhen quajtur viktima, por heronj e martirë.

Sipas kryeopozitarit, edhe sot, ashtu si në komunizëm, po ndiqet i njëjti model.

“Edhe sot është i njëjti model. Jo i veshur me petkun e ideologjisë, por me petkun e servilit, hajdutit, të njeriut pa besim në Zot e në atdhe e që përbuz familjen e punën e ndershme. Këtë betejë mund ta fitojmë vetëm nëse rivendosim si kudo në Europë të vlerave mbi vesin dhe jo vesin mbi vlerën. Në respektin më të thellë të familjarëve të atyre që u vranë e u burgosën, t’ju lus mos i quajmë viktima, ata janë herojnë, martirë, pa të cilët kombi nuk mund të ketë filtrin e qëndresës dhe ngritjes. Ata janë heronj, nuk ka fitore të vlerave pa herojnë e pa sakrifica sublime. Zoti e bekoftë Shkodrën martire dhe Shqipërinë”, e mbylli fjalën e tij Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha nuk harroi të citojë edhe një thënie të famshme të ish-presidentit amerikan, Thomas Jefferson: “Pema e lirisë duhet njomur nga koha në kohë prej gjakut të patriotëve dhe të tiranëve". /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco