Basha pranon gabimet me të Përndjekurit Politikë: Jo më harresë, zotohemi se do ndëshkojmë krimin në nivel kombëtar

Basha pranon gabimet me të Përndjekurit Politikë: Jo më harresë, zotohemi se do ndëshkojmë krimin në nivel kombëtar

19:43, 20/05/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në këto momente, në Shkodër ku po merr pjesë në inagurimin e Memorialit të vikimave të regjimit komunist

Memoriali është ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë me të persekutuarit politikë, organizatën “Drejtesi dhe Paqe” dhe me bashkëfinancimin Renovabis e donatorë vendas e të huaj.

Një memorial që lartëson realitetin e vuajtjes së intelektualeve, hoxhallarëve e priftërinjve, burrave e grave, të rinjve, që vuajtën tmerrin, u masakruan, u internuan e u vranë.

Në fjalën e tij Basha iu drejtua të pranishmve

'Jam  këtu me vetëdijen e plotë të peshës dhe përgjegjësisë që kam unë dhe partia ime. I vetëdijshëm  që gjithçka që është arritur në raport me borxhin e pashlyeshëm të mirënjohjes kombëtare, morale, ndaj të përndjekurve politikë, familjarëve dhe pasardhësve të tyre, është meritë e PD-së dhe gjithçka që nuk është arritur, është përgjegjësi e Partisë Demokratike. Nuk mund ta kërkoni dhe as nuk dua ta kërkoni askund tjetër. Përgjegjësia është e jona. Ndjesa e thellë për gjithçka që nuk është arritur, është e jona.
Zotimi është I imi dhe I PD, për ta çuar deri në fund!
E them këtë me hidhërim të thellë në zemër, sepse kjo duhet të ishte një nga çeshtjet që duhet të na bashkonte, të gjithë partitë politike, në veçanti partitë kryesore në vend. Por e dimë fare mirë, se diçka na pengon ta bëjmë këtë duke I shtrirë njëri-tjetrit. Akoma na pengon!
Na pengon edhe këto ditë, kur nesër bëhemi gati të përkujtojmë Spaçin e pasnesër  35 vjetorin e Qafë Barit. Na pengon jo thjeshtë dhe vetëm prej rotorikës, por për shkak të falsifikimit brutal të historisë, lartësimit të vesit të kriminelëve, që I shërbyen vesit dhe zhytjes së Shqipërisë në mjerimin më të madh human që ka njohur Europa'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t20/05/2019 19:58

Pirdh,pirdh,me te perndjekurit e keni dhjere punen me kohe,tani sa per te kaluar lumin.Ne 2017 as qe i afrove te perndjekurit

Shto koment

Denonco