Lubonja: Rama dhe ndërkombëtarët po përpiqen të eleminojnë opozitën, ky është kthim në monizëm

Lubonja: Rama dhe ndërkombëtarët po përpiqen të eleminojnë opozitën, ky është kthim në monizëm

17:45, 20/05/2019
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar protestat e opozitës nga Neës 24, tha se Rama po përpiqet të eleminojë opozitën, dhe këtë po e bën me ndihmën e ndërkombëtarëve

 “Rama thotë se i përfaqësoj unë edhe shumicën, edhe opozitën. Mirëpo, kjo maxhorancë nuk përfaqëson dot popullin. Kjo nuk është demokraci, kjo është një kthim pas i medaljes në regjimin e monoklaturës. Në thelb kjo është situata, tani kemi sistemin e monoklaturës të oligarkëve.  Për të zgjidhur krizën, se di, por në horizont nuk duket gjë.

Rama e vazhdon linjën e tij. Vazhdon që të godasë opozitën, duke thënë se shtie me shishe benzine, një gjuhë tepër e ashpër. Me këtë gjuhë ndaj elementëve opozitarë, Rama do ta eliminojë opozitën. Me këtë gjuhë flet. Tani ka me vete edhe ndërkombëtarët dhe do eliminimin e opozitës. Me gjuhën e Ramës s’mund të ketë dialog. Duket qartë se Rama e presionon opozitën për ta eliminuar dhe këtë e bën me ndihmën e ndërkombëtarëve”, tha Lubonja.

Lubonja, foli edhe për protestën e së shtunës si edhe teorinë e maxhorancës se protestat dëmtojnë turizmin.

“Sa i përket tezës se protestat dëmtojnë turizmin, nuk e besoj. Nuk besoj se turizmi është sektori kryesor i fitimit këtu, por kemi ekonominë kriminale të pastrimit të parave. Të tjerat janë propagandë. Diçka edhe ndikon sigurisht, por nuk besoj aq”, tha Lubonja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lulashi 20/05/2019 18:30

Nuk e kuptoj qe ju sigazet dhe partit opozitare nuk flasin per humbjen100sa miljonve ne albitrash te qeveris

Shto koment

Denonco