Basha publikon Dokumentin e Lirisë nga Parlamenti Britanik 'Nuk ka pushtet më të madh përveç pushtetit të njerëzve....’

Basha publikon Dokumentin e Lirisë nga Parlamenti Britanik 'Nuk ka pushtet më të madh përveç pushtetit të njerëzve....’

17:03, 20/05/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Parlamentin Britanik, është ndaluar edhe te Magna Karta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë.

Në një status në profilin e tij në facebook, Basha shkruan

‘Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!”, duke iu referuar edhe situatës politike në Shqipëri, e cila kërkon ndryshim të menjëhershëm.

‘Të dashur miq, këtë foto e mora, nga panelet e Ëestminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve.

Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.

Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!’, shkruan Basha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp20/05/2019 19:12

Kur ishe Kryetar Bashkije dhe Minister i Brendshem,je tallur me ato parime te larta.A nuk e njifnit Magna Karta.Ske faj. I leqendisur pas halleve te popullit, nuk shkove me pare ne Londer.Ta kishe mare edhe Lalin Erin me vete.Kur te takoheni pas 15 ditesh me Kryeministrin, jepja nje kopje.

Mehmet Ismaili20/05/2019 17:31

Hajde hajde jeto dhe Puno ketu atehere I shef keto kartat ti se si veprojne ? Keshtu u frymezua dhe Edi Rama ketu ne Angli kur takoj Tony Blerin kjo 4 muaj para se me u bere votimet ne 2013 kur Edi Rama Mori pushtetin .Por cfar bdodhi keto vite me Shqiptaret??UNE mendoj se Historikisht Shqiptaret nuk paskan muejt me vendose vete per vendin e tyre pa perkrahjen e te hyajve dhe kjo ma mere mendja vetem nga percarja ose MOS binbja ndaj njeri tjetri.

Shto koment

Denonco