Pedagogu në Syri.net: Rama ka kapur çdo pushtet, tani kërkon edhe drejtësinë

Pedagogu në Syri.net: Rama ka kapur çdo pushtet, tani kërkon edhe drejtësinë

16:47, 20/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë intervistës në Syri.net, pedagogu Endri Shabani është shprehur se, kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtetet dhe përmes reformës në drejtësi kërkon të kapë edhe gjyqësorin.

Sipas Shabanit, Rama fitoi 48% të votave në zgjedhje, por sot ka 52% të parlamentit, që sipas tij vjen për shkak të sistemit jo të ndershëm zgjedhor.

“Me këtë ndarje territoriale. Kryetari i partisë emëron deputetët. Kjo i bën ata të plotfuqishëm meqë njlistat janë të mbyllura. Kjo në një farë mënyre avantazhin partinë që ka bërë reformën territoriale. Çdo parti e re e ka të pamundur të futet në parlament. Ne kemi liderë partish të pasfiduar. Sot Rama ka 47% të zgjedhjeve por ka 52% të vendeve në parlament. Pra Edi Rama ka fituar 7 deputetë plus nga sistemi që ka dizenjuar vetë. Nëse sistemi do të ishte i ndershëm, sot nuk do të kishte mazhorancën. Kontrollon parlamentin, kontrollon ekzekutivin dhe ka filluar të kontrollojë çdo institucion të pavaruar. Tani përmes reformës në drejtësi kërkon të kapë edhe drejtësinë”, deklaroi Shabani.

Më tej ai akuzoi kryeministrin Rama se po kërkon të jetë autokrati i ri, ndërsa shtoi se po nxit luftë civile teksa anatemon opozitën dhe protestuesit e saj.

“Po e bën opozitën si gogoli. Po i fryn ndasive duke nxitur luftë civile. Ai i lejon vetes të bëjë gjithçka. Ky është problemi. Ai e kupton se është në pozicionin kur mund të jetë autokrati i ri", u shpreh Endri Shabani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco