Kriza politike/ Shabani në Syri.net: Kërkesat e opozitës legjitime, zgjedhjet jo të lira

Kriza politike/ Shabani në Syri.net: Kërkesat e opozitës legjitime, zgjedhjet jo të lira

16:39, 20/05/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri.net, përballë gazetarit Bledian Koka, pedagogu dhe aktivisti Endri Shabani ka komentuar situatën poltike në vend.

Sipas tij, kërkesat e opozitës janë legjitime pasi edhe pas 30 vjetësh nuk bëjmë dot zgjedhje të lira e të ndershme.

“Kërkesat e opozitës janë legjitime. Kërkon zgjedhje të lira e të ndershme. Është e tmerrshme që pas 30 vjetësh të mos bëjmë dot zgjedhje të lira. Jemi ende në pikën 0", u shpreh pedagogu Shabani.

I pyetur nëse, dosjet 339 dhe 184 alibi për opozitën teksa thotë zgjedhjet janë të vjedhura?

“Ajo që arrijmë të shohim, ne jemi ende në kushtet kur nuk kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e fundit kanë patur 2000 raste të krimit zgjedhor, e dini sa janë dënuar? Zero. Ajo që më shqetëson është fakti se pjesëmarrja në zgjedhje është shumë e ulët”, u shpreh Shabani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco